Pra mbi këtë fatkeq gjatë jetës së tij mbisundon vetëm një vullnet i vogël, një aftësi e paktë, një moshë e shkurtër, një jetë me brenga dhe një logjikë e shuar. Me këtë jetë të pavlerë ai mundohet të përballojë qëllimet e së ardhmes dhe ngjarjet e hidhura. Mosarritja e qëllimeve që ka, atë e zhduk rëndë, për arsye që dihen dhe ndoshta për një minutë merr fund. Po ky njeri, megjithëse nuk ka aftësi për të mbajtur trupin e vet, merr mbi shpinë dhe mbi kokën e vet, botën gjigande. Akoma pa shkuar në ferr, ai vuan torturën e ferrit (xhehennemit).
Pra nga dehja e pakujdesisë, nuk e ndjejnë këtë dhimbje të tmerrshme dhe këtë torturë
pikëlluese, vetëm për një kohë të shkurtër. Kur t’i afrohen varrit përnjëherë do të ndjejnë dhimbjen e madhe. Në të vërtetë kush nuk pranon se është rob i All-llahut xh.sh. e quan veten pronë të tij. Kurse në këtë jetë ekzistojnë stuhi të fuqishme. Kush është ai që me këtë vullnet të dobët dhe me këto aftësi të kufizuara, në këtë botë me stuhira do të mund të vazhdojë jetën që vazhdimisht përballohet me armiqtë e panumërt, që fillojnë nga mikrobi i vogël dhe deri tek tërmeti? Ata janë gati ta sulmojnë dhe po qe se kësaj gjendje i shton grupet e armiqve dhe hidhërimet e tjera që i shkakton si p.sh. nga imagjinata e vdekjes, ai shqetësohet tmerrshëm dhe atëhere e kupton më mirë se çfarë ndëshkimi e pret mosbesimtarin. Gjendjes së saj të tmerrshme do t’i rreshtojmë akoma vetëdijen, që e ka lidhjen me jetën njerëzore si dhe me të gjithë botën. Ti me këto brenga të tmerrshme duhet të mbështetesh tek një Zot xh.sh., që në të gjithë botën përdor funksionet absolute, si emrat: Alim, Kadir, Rrahim dhe Kerim, që kanë kuptimin: i Ditur, i Fuqishëm, i Mëshirshëm dhe Bujar. Mendimi i tij çdo gjë e konsideron të rastësishme, apo që e ka krijuar natyra.Me këtë besim ti o njeri, nga frika e botës dhe gjendja njerëzore do të zhdukesh vazhdimisht. Hidhërimeve të tua po u shton edhe të tjera si tërmetet, stuhitë, sëmundjet ngjitëse, uria, ndarja nga kjo jetë, si dhe ndonjë fatkeqësi tjetër edhe më e madhe, ty do të të zhdukin. Këtyre hidhërimeve po t’u shtosh edhe ato që nuk i përmendëm, merre me mend se me çfarë telashesh do të përballohesh.