Një pyetje e rëndësishme
Po thoni se dashuria nuk varet nga vullneti. Nga nevojat që kam i dua ushqimet e nevojshme dhe frutat e shijshme. Nënën, babain dhe fëmijët i dua. Gruan time e dua. Miqtë dhe dashamirët i dua. Pejgamberët dhe njerëzit e shenjtë (evlijatë) i dua. Jetën dhe rininë time e dua. Pranverën dhe sendet e bukura i dua. Si ka mundësi të mos i dua të gjitha këto? Po si i bëhet që të gjitha t’i dua për hir të All-llahut xh.sh. dhe për funksionet e Emrave të Bukur? Kjo çfarë domethënie përmban? Kërkoj sqarimin e tyre.
Përgjigje: Lexo këto katër pika!
E para: Megjithëse dashurinë nuk mund ta frenosh, pra nuk e ke në dorën tënde, të paktën vullnetin dhe fytyrën e dashamirësisë ktheje nga njëri tek tjetri.
Përshembull: Duke treguar fytyrën e shëmtuar të një dashamirësi, apo duke treguar fytyrën dashamire të vërtetë, që pasqyrohet në një fytyrë tjetër, duke ia hequr perden, që e ka penguar pamjen e fytyrës së vërtetë,kjo fytyrë artificiale do të kthehet në reale.
E dyta: Edhe pse nuk i njeh dashamirësit, nuk po të them të mos i duash, por të them që t’i duash për llogari të All-llahut xh.sh. dhe për hatër të të Dashurit të Vërtetë.
Përshembull: Ushqimet e shijshme dhe frutat e ëmbla t’i duash se ato janë dhurata dhe bamirësi të të Gjithmëshirshmit Mëshirëplotë, sepse atëhere ti do të duash Emrat e të Gjithëpushtetshmit dhe Bamirësit. Ky veprim mban vulën e një falenderimi shpirtëror. Kjo dashamirësi nuk është në llogari të nefsit, por në atë të të Gjithëmëshirshmit, gjë që del në shesh kur ato i fiton me djersë dhe me lejën e Zotit xh.sh., duke iu bindur Furnizuesit. Kur i ha duke kujtuar se si dhe kush i ka krijuar, të bësh falenderimin ndaj Tij.