Kështu kuptove se njeriu ka nevojë për këta Tituj të All-llahut xh.sh. sepse funksionojnë në interes të lumturisë së njeriut. Dhe se për të përballuar nevoja të panumërta, ky njeri si një krijesë e veçantë dhe me cilësi të larta, ka nevojë për ndihmën e Emrave të All-llahut xh.sh. dhe për shumë shkallë të Emrave, i Gjithëmëshirshëm dhe i Plotmëshirshëm. Kur shumëfishohen nevojat lind një dashuri e zjarrtë, por kur shumëfishohet kjo dëshirë, atëhere lind një dashuri e thellë. Pra kuptove shkallët e përsosmërisë që me devotshmërinë e njeriut ndaj Emrave të Bukur, zgjidhin nyjet që pengojnë dashamirësinë ndaj Tyre. Atëhere dashamirësia ndaj të gjithë Emrave të Bukur do të kthehet tek kroi i Tyre, All-llahu xh.sh.. Për ta ilustruar këtë, prej njëmijë e një Emrave të All-llahut xh.sh. po japim një shembull: Përsëri prej njëmijë e një shkallëve të Emrave, Ad’l, Hakem, Hak dhe Rrahim (i Drejtë, Gjykatës, i Vërtetë dhe Mëshirëplotë), do të tregojmë vetëm një shkallë të tyre. Brenda Drejtësisë dhe Diturisë së Kulluar të Zotit xh.sh., (që i përket vetëm Atij) po qe se do të njohësh Emrat, i Gjithëmëshirshëm, Mëshirëplotë dhe i Vërtetë, lexo këtë shembull:
Supozojmë se kemi një ushtri të përbërë nga katërqind kompani të ndryshme. Secila kompani e do ushqimin veç, që ta përdorë me lehtësi armën e vet, bile secili ka nevojë edhe për njëlloj ilaçi të veçantë. Por të gjitha këto kërkesa të ndryshme, është e vështirë të realizohen për të katërqind kompanitë dhe ekipet e
shumëllojshme. Vetëm një mbret i mëshirshëm me aftësitë e tija të përkryera dhe me një dituri të mrekullueshme si specialist dhe me një drejtësi të jashtëzakonshme, pa ndihmën e askujt, pa u habitur fare, secilit i jep atë që i takon, si veshjet dhe ushqimet, ilaçet,armën, etj.. Dhe ec e mos u çudit, se me çfarë aftësie, drejtësie dhe fisnikërie, i ka krijuar këto punë ky mbret i mrekullueshëm! Po qe se në një batalion do të gjenden sikur edhe dhjetë individë të nacionaliteteve të ndryshme, është i pamundur pajimi i përshtatshëm i tyre sipas traditave dhe veshjeve kombëtare, meqenëse nuk është e lehtë pajimi njëlloj.