Dashamirësia e prindërve kur kthehet në llogari të All-llahut xh.sh., llogaritet si një adhurim, sidomos kur këto t’i bësh me një respekt dhe ndërgjegje të lartë dhe me një logjikë e humanizëm serioz. Kur ti dëshiron për prindërit jetëgjatësinë dhe ulesh e iu puth dorën me respekt për t’i gëzuar dhe nderuar, për shkak të këtyre veprimeve do të fitosh sevape shumë të mëdha. Ky veprim për një djalë besimtar është një lumturi e madhe. Nuk është normale që t’i duash prindërit për interes dhe me plakjen e tyre t’i përbuzësh duke menduar se ata janë shkaku që jeta jote nuk po të ecën mbarë, ngaqë ata tani janë nevojtarë ndaj teje. Është një marrëzi e tmerrshme dhe një katastrofë shpirtërore, që të presësh humbjen e tyre fizike, për të shpëtuar nga vuajtjet e tua.
Fëmijën ta duash dhe të mendosh se e
tregon këtë dhembshuri, duke menduar që
All-llahu xh.sh. të ka caktuar si mbikqyrës për këto krijesa të dobëta. Kjo detyrë për ty është një mirësi dhe dashamirësi e pastër. Kur e gjen këtë ndjenjë, nuk vuan nga ndonjë shqetësim dhe kur vdes nuk bërtet i pashpresë. Në këtë kohë ti mendon se Krijuesi i tyre është i Gjithëmëshirshëm Mëshirëplotë dhe vdekja e tyre për ty në këtë çast është një mëshirë, duke menduar se All-llahu xh.sh., ata t’i ka dhënë ty prej Mëshirës së Tij dhe në këtë mënyrë mund të shpëtosh nga hidhërimi i ndarjes nga ata.
Po qe se shokët dhe dashamirët i ke dashur për llogari të All-llahut xh.sh., ndarja prej tyre si dhe vdekja e tyre, dashamirësinë tuaj të sinqertë dhe bisedat e ngrohta nuk i zbeh. Kjo dashamirësi e sinqertë meqenëse ka qenë pa kurrfarë interesi material dhe e shtyrë nga kontaktet shpirtërore, shija e takimeve zgjatet deri në përjetësi, por në qoftë se ato nuk i ke bërë për Hir të All-llahut xh.sh., shijet e takimit vetëm për një ditë ta japin përfundimin e ndarjes së njëqind ditëve (1).
Dashurinë e Profetëve dhe evlijave, duhet ta keni si qëllimin e jetës së pasvdekjes, të cilën mosbesimtarët e shohin si një errësirë të thellë.