Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 100
(1-162)

Të tregova një për qind frutet e disa dashamirëve që ke dashur me udhëzim të Kur’anit, por në qoftë se nuk i përshtatesh udhëzimeve të Tija, atëherë do të përballohesh me dëmet që më parë kemi shënuar një përqind të tyre.Tani në qoftë se do që të dish me argumente të Kur’anit se çfarë përfundimi kanë në jetën e mbrapme ata që kanë dashur për All-llahun xh.sh., në vazhdim me një parathënie do të parashtrojmë nëntë shenja, të dobive të këtij veprimi në mënyrë të përmbledhur.

NJË PARATHËNIE

Zoti xh.sh. me Madhështinë Hyjnore të Tij, me Bujarinë e Mëshirshme, me Dhembshurinë Fisnike, me Fuqinë e Madhe dhe me Bukurinë e Gjithëdijshme, trupin e këtij njeriu të vogël, e ka krijuar me të gjitha ndjenjat, ndërgjegjet, shqisat dhe elemente të organeve të vogla dhe të ndryshme, si dhe me ndjenja të thella shpirtërore. Që ky njeri të mund të drejtpeshojë anët e Bamirësive të panumërta dhe mirësi të

shumëllojshme, duhet njëkohësisht të pasqyrojë edhe madhështinë e Mëshirës së Tij. Ai me këto reklamime pasqyron edhe shkëlqimin e njëmijë e një Emrave të Tij, që njeriut t’ia tregojë ekuilibrimin e dashamirësive duke e tërheqë ndaj Vetes. Pra me këtë tregim duhet të kuptojmë se për secilin element që i ka dhuruar Zoti xh.xh., të cilat janë të panumërta, Ai të kërkon një shërbim dhe adhurim të veçantë, duke pasur në dijeni se edhe shijen, hidhërimin, detyrën dhe shpërblimin do ta kenë të veçantë.

Përshembull: Syri tregon shkallën e bukurisë së çdo fytyre duke u kënaqur prej tyre, si dhe me bukuritë e natyrës, që janë ekspozuar në Gjithësi në një shumëllojshmëri të mrekullueshme, nëpërmjet Fuqisë së

All-llahut xh.sh.. Detyra e tij e të soditurit është për të nxjerrur në pah kuptimin e tyre. Është e njohur shija dhe hidhërimi për syrin dhe nuk ka nevojë të zgjatemi.

Le të marrim p.sh. veshët. Ai duke dëgjuar llojet e zërave, me meloditë e bukura, vlerëson edhe shkallët e bukurisë së tij, si për rastin e mirë edhe për atë të botërave të frikshme. Duke bërë dallimin e tyre, ai ekuilibron dhe ndjen Mëshirën e All-llahut xh.sh.

Nuk ka ze