Atij i është dhënë një program i hollë dhe i studiuar, si asaj farës, që i është dhënë një ndërtim i përshtatshëm që të mund të punojë nëntokën e fortë dhe duke e zgjeruar shtegun e ngushtë të lartësohet në ajrin e pastër duke u bërë një pemë madhështore. Po nëse kjo farë për shkak të karakterit të keq cilësitë e vlefshme që i ka falur Zoti i shpërdoron dhe atje në tokë disa elementë keqbërës e tërheqin pas vetes, ajo shumë shpejt, atje në folenë e saj, do të kalbet.ajet: 34
Zbërthyes i farës (i kokrrës së saj) dhe i bërthamës (së pemës).
Po nëse fara cilësitë e vlefshme i përdor nën urdhërin e ajetit, nga ai shteg i ngushtë do të dalë dhe nga ajo do të rritet një pemë e madhe, me fruta të shijshme. Duke qenë një qënie e vogël me shpirt të padukshëm, do të arrijë tek një e vërtetë kolosale. Njëlloj si këto që thamë, edhe njeriut i janë dhënë nga Fuqia e Mëshiruesit cilësi tepër të çmuara dhe "Kaderi i caktimit të Tij", tek kjo krijesë ka programuar një veprimtari tepër të vyer. Po nëse ky njeri këto vlera i vendos nën dëshirat e tij vulgare dhe të ulëta në këtë jetë të shkurtër, duke iu bindur veseve personale dhe të përkoshme, atëhere ky njeri, si ajo fara e kalbur do të vdesë duke vuajtur në këtë jetë të shkurtër. Për këtë fatkeqësi përgjegjësinë duhet t’ia ngarkojë shpirtit të vet, kur të ndahet nga kjo botë. Po nëse aftësinë e vet kjo farë me "ujin" e fesë Islame e vadit, me Dritën e këtij Besimi e ndriçon dhe me pasionin e adhurimit e edukon duke u mbështetur nën urdhërat e Kur’anit, atëhere fytyrën e cilësive të veta e kthen nga qëllimet e tij.
Atëhere me të vërtetë, në këtë jetë dhe në jetën e varrit kjo farë do të rritet dhe do të lëshojë degë dhe në Jetën e Perjetshme do të arrijë përsosmërinë e pafundme. Begatitë (nimetet) e saj do të jenë të pallogaritshme dhe fara do të japë prodhimin e dëshiruar me fruta të shndritshme, duke u bërë në tërë Gjithësinë një pemë e bekuar.