Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 135
(1-162)

Kur dola nëpër qytet, vura re se i gjithi ishte mbushur me dy lloj vilash. Pyeta për këtë çudi dhe më thanë: "Të gjitha vilat që ngazëllejnë nga gëzimi e dëfrimet e shfrenuara, brenda janë bosh dhe janë të banuara nga mosbesimtarët. Ata bëjnë jetën e tyre të pakuptimtë dhe të mbushur me prapësira. Në vilat e tjera banojnë besimtarët dhe kryetarët e tyre janë me sedër (namuz). Kur po vazhdoja rrugën, në një qoshe pashë një vilë tjetër. Mbi portë në ballë ishte shkruar: "Said". M’u duk sikur aty pashë fotografinë time dhe fillova të bërtas. Nga ankthi u zgjova.

Tani po ta sqaroj ty këtë ndodhi të imagjinuar. All-llahu e bëftë hajr! Ai qytet që përmenda simbolizon jetën shoqërore të njerëzimit. Secila vilë është një njeri. Brenda kësaj vile-njeri dallohen shqisat dhe cilësitë e buta të njerëzve, si: syri, veshi, zemra, shpirti dhe mendja. Veç këtyre, njeriu në vetvete përmban edhe forca epshore, si: nervat, seksi etj.. Tek çdo njeri secili organ ka detyrën e vet. Prirjet epshore dhe nervore kanë vendin tek "porta" e tyre si qen-roje. Po i vure ndjenjat e buta në shërbim të veseve dhe pastaj t’i zhvlerësosh, ato të shtyjnë të harrosh detyrimin kryesor. Kjo është një rënie e tmerrshme. Këtë nuk mund ta quajmë kurrsesi përparim, por po e lëmë me kaq. Anët e tjera të çështjes mund t’i kuptosh edhe vetë.

Pika e tretë:

Përmes punës dhe veprës së tij, njeriu shfaqet si një krijesë e dobët dhe e pafuqishme. Pamja e kësaj ane të njeriut është kaq e dukshme, saqë mjafton që ta zgjatësh dorën për ta kapur. Për ta kuptuar më mirë mjafton të krahasojmë kafshët e buta me ato të egra. Kafshët e buta, pasi ia kanë dhënë frerët në dorë njeriut, janë bërë dembele dhe të dobëta si njerëzit, kurse shoqet e tyre të egra kanë një dallim të madh.

Nuk ka ze