Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 138
(1-162)

Pra kuptohet nga sa thamë se njeriu nga kjo pikëpamje është shumë i pasur në aftësitë e shqisave, për shkak se ai zotëron mendjen dhe arsyen e nuk është e vështirë për të zbuluar aftësitë e tjera. Veç kësaj, nevojat dhe kërkesat e njeriut janë të panumërta dhe ndjenjat e tij janë tepër të hapura dhe të shumëllojshme. Krijimi i njeriut, po të krahasohet me shumë krijime të tjera, ka qëllime shumë të larta dhe të gjera, si dhe dëshira të larmishme. Ai është i ngarkuar me detyra të veçanta. Aftësia e njeriut është e tillë, që ai të sqarojë dhe të zbatojë të gjitha llojet e adhurimeve. Ai ka përsosmërinë për të shfrytëzuar të gjitha këto aftësi. Aq shumë është i pajisur me aftësi të rralla dhe me një kapital të madh, saqë të gjitha këto veti dëshmojnë se nuk janë vetëm për në këtë botë të përkohshme. Obligimet dhe detyrimet e njeriut janë shumëplanëshe, të larmishme dhe të detyruara për t’u zbatuar. Njeriu duhet ta pranojë dobësinë dhe varfërinë e tij, si dhe të shfaqë adhurimet ndaj Zotit xh.sh.. Me horizontin e gjerë të dijeve të tij, njeriu duhet të bëhet dëshmitar i krijesave të tjera, të shikojë "tespihët" e tyre dhe të falenderojë Zotin xh.sh. për këto mirësi. Ai duhet ta vlerësojë mirë ndihmën e madhe të Krijuesit të Gjithmëshirshëm në Artet e Gjithësisë së sotme, Mrekullinë e Fuqisë së Zotit xh.sh. dhe të kujtohet për dobitë e Tij.

O njeri i pakujdesshëm që adhuron botën dhe e dashuron atë. Saidi i moçëm të vërtetën siç e ka parë me një ndodhi të hershme dhe të imagjinuar ta ka treguar. Ajo që të tregova e shndërroi Saidin e vjetër në të ri, por vështromë dhe dëgjomë mirë! M’u bë sikur më dërguan në një udhëtim të gjatë dhe të vështirë. Padroni im nga gjashtëdhjetë napolona flori që kishte caktuar më parë, kishte vendosur të m’i jepte nga pak. Rrugës për në udhëtim, rashë në një bujtinë qejfesh dhe dëfrimesh, ku për një natë shpenzova dhjetë napolona flori duke u dhënë pas kumarit dhe dëfrimeve, që të fitoja lavdi dhe famë. Mëngjezi më zuri me xhepat bosh dhe duar thatë. Për tregti as që bëhej fjalë, në qytetin për ku isha nisur as që shkova dhe as që bleva gjësendi. Paratë që humba më hidhëruan shumë dhe s’fitova gjë, veçse mëkate dhe shqetësime. Në gjendjen që isha, m’u shfaq një njeri që më tha: "Mallin e humbe të gjithë dhe meriton një dënim të rreptë. Në vendin e caktuar do të shkosh duarthatë.

Nuk ka ze