Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 141
(1-162)

Po qe se ky njeri e pranon dobësinë e tij me gojë e me vepër dhe lutet për ndihmë tek Krijuesi i Gjithmëshirshëm, kjo do t’i japë atij suksesin. Duke vazhduar falenderimet ndaj Zotit, për të janë të panumërta arritjet për punët e tjera të përditshme (ahiret). Njeriu duhet ta pranojë me ndërgjegje se as 1% të këtyre realizimeve nuk do të kishte përmbushur pa ndihmën dhe dashamirësinë e Zotit xh.sh.. Dobësive të veta njeriu mund t’i kundërpërgjigjet vetëm me anë të lutjeve dhe adhurimit ndaj All-llahut. Kur njeriut i pëlqen vetja dhe e mbivlerëson atë, kujton se është i zoti për të përmbushur dëshirat që ka. Për këtë që thamë, po japim një shembull. Dobësia e tij zogut të pulës i sjell në ndihmë nënën e vet, kur e sulmon dhelpra. Po kështu, këlyshi i luanit për të përmbushur kërkesat e tij për ushqime vë në shërbim nënën e vet, që shqyen kafshët e tjera dhe i siguron ushqimin e nevojshëm. Ajo sakrifikon vetveten për fëmijët e saj, sepse vetë nuk ha, por ia lë atij. Vazhdojmë me një shembull tjetër, për të ilustruar pikëpamjet tona.

Një fëmijë nazeli për të plotësuar kërkesat e tij dhe për të shprehur gjendjen e tij të uritur

fillon të qajë e të thërrasë. Pa dashur ai fëmijë më të fortët se vetja i sjell në shërbim të vetvetes. Me aftësitë e veta fëmijërore, ai asnjë prej kërkesave nuk do të kishte plotësuar. Pra dobësia dhe paaftësia e fëmijës është arsyeja për t’iu përgjigjur me mëshirë dhe mbrojtje kërkesave të tij. Vetëm me gishtin e tij të vogël, me një shenjë, ai heronjtë i vë në shërbim të vetes. Pra ky fëmijë, si ka mundësi që më kokëfortësi të mohojë se këtë ndihmë ia ka sjellë tjetërkush dhe të thotë se e ka siguruar me përpjekjet dhe mundin e tij, kur dihet mirë se sa është në gjendje që t’i shërbejë vetvetes? Po qe se do ta bënte këtë marrëzi, ai me të vërtetë do të meritonte shpullën fytyrës. Le të kthehemi tani tek i rrituri. Si mundet që ky njeri i ndërgjegjësuar të mohojë Mëshirën e Krijuesit dhe të dyshojë në diturinë e Mrekullisë të Tij? Me këtë veprim ai bën si ai "Karuni", më bukëshkali që ka thënë: ajet: 35)

Kjo më ishte dhënë në bazë të dijes sime!

Me siguri që edhe ky njeri, ashtu si "Karuni", do ta meritojë dënimin e rreptë. Domethënë kjo mbretëri e dukshme e njerëzimit, ky përparim, kjo përsosmëri nuk është arritur as me përpjekje dhe as me fitore.

Nuk ka ze