Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 143
(1-162)

Individualiteti yt është kompletuar e nga vogëlsia jote ke dalë dhe në vetvete ke përqëndruar të gjitha botërat. Nga pozita e ulët (poshtërimi) ke fituar një pozitë dhe rrethvështrim më të gjerë. Si të kesh arritur në këtë arsyetim, do të thuash: "Zoti im! Mëshira Jote e Plotë këtë botë ma ka ndërtuar si një shtëpi. Hënën dhe Diellin si një llambë për të ndriçuar shtëpinë time. Pranverën ma ke sajuar si një buqetë me lule, verën si një sofër plot me prodhime (nimete). Kafshët i ke krijuar që të vihen në shërbimin tim, kurse bimët të më hijeshojnë kopshtin”.

Shkurt, nëse dëgjon nefsin dhe shejtanin, e ke zhytur veten në fundin e ferrit. Nëse rrugës së drejtë i përmbahesh dhe i nënshtrohesh Kur’anit, atëhere arrin kulmin e lartësive në formën më të bukur të Gjithësisë”.

Pika e pestë

Njeriu është dërguar në këtë botë si një mik dhe nëpunës i Zotit xh.sh.. Atij i janë dhënë aftësi të konsiderueshme dhe sipas këtyre aftësive është ngarkuar me detyra të rëndësishme. Për të përmbushur këto qëllime shpesh nxitohet dhe trembet shumë. Këtë gjendje të tij e kam sqaruar në tjetër vend, por këtu po i biem shkurtimisht, derisa të kuptohet sekreti se është një ekzemplar i bukur dhe në formën më të hijshme.

Njeriu që kur ka ardhur në këtë botë është i ngarkuar me dy adhurime. I pari është forma e padukshme që arrihet kur njeriu formon një mendim të drejtë për Gjithësinë, për madhështinë dhe përsosmërinë e krijesave të Zotit xh.sh.. I dyti është forma e dukshme që shprehet përmes lutjeve që njeriu duhet të bëjë ndaj Zotit xh.sh.. E para ka një domethënie. Në këtë Gjithësi që ne vështrojmë çdo ditë, duket Mbretëria e Edukatorit dhe ti o njeri duke iu nënshtruar Mbretit tënd do të vërtetosh se ka një Mjeshtër, Përsosmërinë e të Cilit do ta soditësh i mahnitur. Veç kësaj, ti do të bëhesh shpallësi dhe reklamuesi i Arteve të Bukura, që pasqyrojnë Emrat e Lartë të Hyjnorë, sepse këto paraqiten edhe në pikëpamjet e njeriut. Këto funksione të Emrave të Bukur nga ana shpirtërore janë një arkë e mbushur me ndjenjat e zemrës dhe me peshoren e logjikës, të cilat duhet t’i vlerësosh dhe t’i përkujtosh. Gjithashtu, fytyrën e krijesave ta vlerësosh si një libër të shkruar me lapsin e Fuqisë Hyjnore kudo që janë, në qiell apo në tokë dhe mundohu ta lexosh mirë.

Nuk ka ze