Argumentet e Njësimit të Vet i ka qëndisur kudo. Në çdo skaj të Gjithësisë valviten flamujt e Tij të Njësisë, që duket sikur thonë: "Ne i përkasim Edukatorit të Gjithësisë".
Njeriu i përgjigjet duke pohuar dhe besuar. Ai duke iu bindur dhe përulur Atij, thotë: "O Zot! Ti je Një dhe vetëm Një!" Me këto fjalë dëshmon Adhurimin ndaj Zotit xh.sh..
Me këto cilësi dhe me adhurimin e vet njeriu arrin në natyrën e tij të vërtetë dhe vërteton se ai është krijuar si një ekzemplar shumë i bukur. Me besimin e tij të plotë vërteton se ai mban në dorë me besnikëri dhe respekt kalifatin e botës.
O njeri i pavëmendshëm, që je krijuar si një ekzemplar i bukur, mos e shpërdoro detyrën që të është dhënë dhe mos bëj të kundërtën. Nga gremina ku ke rënë ngrije veten në lartësitë e ndriçuara!
Dëgjo! Edhe unë si ti, me dëshirat e rinisë së pakujdesshme, më parë pëlqeja këtë jetë. Në mëngjesin e pleqërisë kur u zgjova, e pashë veten se nga sa kisha pëlqyer në këtë jetë, në të gjitha veprat e mia nuk kishte rendimente të "Ahiretit". Ajo më dukej një e kaluar e shëmtuar dhe e vështirë.: 37
Ti je i Patëmeta, ne nuk kemi dije tjetër përveç asaj që na mësove Ti. Vërtetë Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti. Ma zgjero gjoksin tim! Dhe më lehtëso në këtë punë timen! Më zgjidh nyjen e gjuhës sime që ta kuptojnë fjalën time. O All-llah, e nderojmë dhe i bëjmë selam personit të posaçëm, Muhammedit i cili është i Vetmi dhe Dielli i sekreteve të qiejve dhe që pasqyron Dritat dhe qendrën e madhështisë së krijesave, si dhe majën e bukurive të Gjithësisë. O All-llah! Ngopna me oqeanet e pasurive të Tua të pashterrshme, pranomi lutjet për të më pakësuar mëkatet dhe për të më larguar shqetësimet, ambiciet dhe frikën. Mos ma largo mëshirën Tënde, ndihmomë të përulem ndaj Fuqisë Tënde, mos më bëj të adhuroj nefsin, mos më turpëro me veset e mia të këqija. Dërgoma mëshirën Tënde në çdo çast që mos të të harroj Ty.