Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 148
(1-162)

Ja, si për Abdulkadir Gjejlaninë, Imami Gazalinë dhe Mevlana Xhelaleddini Ruminë rinia jonë nuk na ka qenë e informuar, as për personalitetin e tyre dhe as për veprat e tyre. Rinia jonë nuk i njeh ata që kanë qenë yje të Islamit. Po kështu, edhe autorin Bediuzzaman Said Nursiun që është komentator i pashoq i Kur’anit Famëlartë populli akoma nuk ka mundur ta njohë mirë. Kjo ka rrjedhur nga qëllime të këqia të armiqve të fshehtë të brendshëm e të jashtëm që kanë bashkëpunuar për këto qëllime negative. Por që të bëjnë dobi veprat e tij, me atributet e veta, shumë nga nxënësit e shkencave të ndryshme janë duke u përpjekur me mish e me shpirt që të njohin komentatorin Bediuzzaman dhe gjeninë e islamit që ka lindur në shekullin tonë.

Ja o shokë! Me bindje të saktë mund t’ua them se : Vetëm vepra e Risale-I Nurit mund t’i bindë njerëzit e këtij shekulli me mend dhe me shpirt për besimin e fesë së vërtetë të islamit, dhe mund t’ia garantojë atyre lumturinë e të dy jetëve. Ky gjykim nuk është vetëm gjykimi im, por është ndoshta edhe gjykimi i saktë i lexuesve të shkëlqyer të Risale-i Nurit, dhe argumentimi i këtij mendimi është edhe fuqia shkencore të Risale-i Nurit që është shumë qartë dhe origjinaliteti i saj.

O shokë të dashur!

Ai që i mbështetet Kur’anit, atij i shndritë dynjaja edhe ahireti, njësoj ashtu edhe kush lexon Risale-i Nurin dhe vepron sipas parimeve të tij, ai do të arrijë lumturinë e vërtetë. Do të forcohet besimi i atij që vepron sipas urdhërave të këtyre veprave, e ardhmja e tij do të ndriçohet, do të bëhet më i ditur. Në këtë rast, për atdheun, për popullin edhe për prindërit do të bëhet njeri i dobishëm. Me këto vepra do të mund të arrijnë në kulmin e moralit dhe në një pozitë të tillë që ndaj Zotit të bëhen njeri i sinqertë dhe ndaj Pejgamerit - ymmet i vërtetë.

Po sikur dikush nga vëllezërit bën ndonjë pyetje për të zotëruar ndonjë dije nga Risale-i Nuri? Për këtë nuk ka nevojë të pyetni njeri. Me atributin tuaj përpiquni dhe shihni që të lexoni vetë këto libra brilante. Më pas mund të kuptoni e të njiheni vetë se çfarë janë. Atëherë mund të hyni vetë në “arkën “ e kësaj diturije. Në këtë rast, ju në të vërtetë do të zotëroni dijen që jeni duke kërkuar. Ja pra, kur njeriu vazhdon duke lexuar e Risale-i Nurin, atij shpirti i mbushet me dritën e Kur’anit; besimi i tij do t’ia lulëzojë dhe do t’ia ndriçojë mendjen dhe zemrën.

Nuk ka ze