Sa më tepër që e lexoni Risale-i Nurin, aq më tepër e kaplon shpirtin dhe zemrën tuaj frymëzimi hyjnor.Në jetën tuaj do të hapen portat që të jetoni të qetë dhe të lumtur. Dhe duke përparuar leximin e këtyre veprave do të kuptoni se kjo botë është një arë e ahiretit; këtu keni ardhur për të bërë tregti që të fitoni jetën e përtejme. Në këtë rast duke ndjerë shijen e besimit edhe kjo jetë do t’ju vijë më e shijshme se xhenneti. Tani, me këto masa të besimit të përjetësisë, këtë jetë kalimtare nuk e do për veten e tij; ndoshta atë e do për arsye se kjo jetë është një vend tregtie për një jetë që nuk soset kurrë. Me këto do të kuptosh se adhurimi është një shije e madhe e amëshuar. Dhe kur drejtoheni në namaz për të dalë para All-llahut, Edukatorit Mëshirëplotë do ta shihni se çfarë shije hyjnore do ta kaplojë trupin tuaj. Gjithnjë shpirtin tuaj do ta pushtojë ankthi për ditët e kaluara në të cilat s’keni mundur të falni namazin. Dhe së fundi, kur i lexoni veprat e Risale-i Nurit duke u shdërruar do të ndjeni kënaqësinë dhe lumturinë më të madhe dhe me zell do të bëni ibadet (adhurim) ndaj All-llahut tuaj të Madhëruar.
Vëllezër! Autori, Risale-i Nurin nuk e ka shkruar me dëshirën dhe vullnetin e tij. Por autorit i është frymëzuar nga All-llahu, si dhurata më e madhe nga errësira e devijimit, për t’i shpëtuar myslimanët dhe njerëzit e botës që jetojnë në këtë shekull.
Tani, këto vepra kanë ndikim më të madh mbi njeriun, atëherë kur i lexoni duke u kujdesur dhe kur i drejtoheni fjalorit për të kuptuar fjalët që s’keni mundur të kuptoni. Në këtë rast, edhe ju si nxënësit tjerë do të përballoheni me kënaqësinë dhe me qetësinë më të madhe shpirtërore dhe do të jeni dinamikë, duke u përpjekur që të kaloni shumë kohë duke i lexuar ato.
Me besimin që do të përfitoni nga këto vepra, nuk do ta lejoni të kalojë aspak nga koha juaj pa dhënë rezultatin e saj. Dhe për të vlerësuar kohën me një formë më të bukur, fragmentet e tij do t’i mbani nëpër çanta apo nëpër xhepat tuaj.