Vetëm në këtë mënyrë mund të fitoj një rini që nuk zhduket kurrë!” Duke e parë këto të ri të lidhur aq shumë për Risale-i Nurin, të mos mendojmë se ai është tërhequr nga kjo jetë. Me këto deklarime që do të bëjë do të dalë në shesh më mirë puna e tij. Ne të gjithë është më mirë të merremi me punët tona: po qe se jemi nxënës me mësimet tona, po qe se jemi nëpunës të kujdesemi për detyrën tonë, po qe se jemi tregtarë më mirë se të tjerët të bëjmë tregtinë tonë. Në anën tjetër megjithëse ne na okupojnë aq shumë punët e dynjasë, aq shumë na shtrëngojnë mësimet e provimet e kësaj jete, përsëri nuk e braktisim leximin dhe shërbimin e Risale-i Nurit. Patjetër për atë e gjejmë dhe mund ta gjejmë kohën sepse, si çdo ditë ka nevojë për bukë, për ujë dhe për ajër, njësoj edhe më tepër çdo ditë ka nevojë edhe për ushqimet shpirtërore të Kur’anit dhe të besimit.
Ja pra (megjithëse duke lexuar ne atë nuk e kemi qëllim) po bëhet shkak që të bëjmë më mirë sukses edhe në punët tona të dynjasë. Sa më shumë që po përpiqemi për të patur sukses në fe, aq më tepër kjo po ndikon tek ne duke na nxitur të punojmë më tepër në këtë dynja. Gjithashtu po na tregon vlerën e kohës. Me një formë më ndikuese na tregon se fletët ditore të kalendarit nuk kthehen më pas dhe na nxit
që të vlerësojmë kohën sa më mirë. Përveç orëve të punës, kohën nuk po harxhojmë nëpër vende boshe duke menduar se ajo nuk është pa vlerë, bile edhe kohërat e pushimit po na shtyjnë të kontribuojmë duke vlerësuar në shërbimin e Risale-i Nurit . Po na shtyn të kërkojmë shijen e lëvizjes, sepse Mëshira Hyjnore qetësinë e ka vendosur në lëvizje dhe jo në qëndrim. Në këtë rast duke lëvizur me një moshë të përkohshme po na shtyn që të fitojmë një jetë që nuk soset kurrë.
Vëllezërit e mi të shtrenjtë! Nuk është e mundur që ta tregojmë plotësisht vlerën e Risale-i Nurit.