Në këtë rast duke u entuziazmuar dhe duke marrë flakë do të ndjeni nevojën e leximit. Ja vëllezër! Do të mund do ta kuptoni vlerën e leximit të Risale-I Nurit, të këtij shërbimi të amshuar që është një shërbim ndaj Kur’anit dhe besimit, vetëm atëherë kur do të merreni me këtë shërbim, ngaqë do të ndjeni një shije që nuk tregohet. Sepse ju, duke u marrë me këtë shërbim edhe sikur t’iu të ftojnë në xhenet, do të thoni: Momentalisht nuk mund të braktisni këtë shije që jeni duke marrë për shërbimin e Kur’anit me Risale-i Nurin. Këto fjalë mund t’i rreshtoni duke i lexuar ato dhe do të zotëroni një besim të fortë dhe atëherë e mësoni se çfarë vlere ka të shpëtosh besimin e dikujt. Në këtë rast do të bindeni se idenë dhe shijet e këtij shërbimi nuk e përballon as kënaqësia e xhennetit. Vëllezërit që kontribuojnë në shërbimin e besimit e të fesë sakrifikojnë aq shumë sa që nuk mund të gjesh në këtë shërbim të tyre qëllimin më të thjeshtë të interesit të vet personal. Sepse qëllimi më i madh i miliona vëllezërve të vlefshëm e të sinqertë që duke u zgjuar kanë kuptuar se shërbimi i Risale-i Nurit nuk është tjetër vetëm se shërbimi i Kur’anit Famëlartë. Kush është i zgjuar nuk mund të mohojë këtë përpjekje të veçantë të nxënësve të Nurit që bëjnë pa asnjë lloj interesi, vetëm për hir të Zotit xh.sh. Ato me dashurinë e zemrës dhe të mendjes atribuojnë duke sakrifikuar edhe gjumin e tyre. Shikoni nxënësit e Nurit si janë lidhur me të! Sikur ndonjërit prej tyre t’i thuash: ty do të të japin pasurinë e Fordit të Amerikës, shumëzoje këtë libër që është veç Risale-i Nurit, ai nuk do ta tërheqë majën e lapsit nga fleta ku është duke shkruar dhe përgjigja e tij do të ishte: “Unë nuk pranoj madje edhe sikur të më japin të gjithë botën me gjithë pasurinë e saj. Sepse All-llahu përballë leximit dhe shërbimit të Risale-i Nurit ne do të na japë një thesar të përjetshëm që nuk soset kurrë. Vallë, a ka mundësi të më kënaqë pasuria juaj që është e përkohshme? Por unë, nuk kam aspak dyshim që do të kënaqem me pasurinë e përjetshme që do të më dhurojë All-llahu im i Madhëruar”
Vëllezër të nderuar! Duke rënkuar nga thellësia e shpirtit të tyre, të rinjtë që shërbejnë Risale-i Nurin thonë “Unë nuk do ta shpenzoj më rininë time nëpër vende boshe që vlejnë vetëm për këtë jetë. Unë jetën do ta sakrifikoj vetëm në shërbimin e Kur’anit dhe të besimit, dhe në rrugën e All-llahut tim të dashur dhe të Profetit tim që e dua aq shumë.