Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 147
(1-162)

Zvicra, Norvegjia dhe Finlanda kishin formuar një delegacion me dijetarë të famshëm të cilët e kishin ngazhuar veten në hetime për disa vjet që të gjejnë një libër që t’i shpëtojë të rinjtë nga imoraliteti. Dhe më në fund kishin vendosur duke thënë se nuk ka derë tjetër për t’i bërë të rinjtë përparimtarë dhe shkencëtarë realë, veçse duke i nxitur ata të lexojnë Kur’anin famlartë që të shpëtojnë nga fanatizmi. Jo vetëm këto që thamë, por mund të japim shumë shembuj të tjerë që tregojnë se të huajat po e vlerësojnë Kur’anin. Tani, qe edhe të huajt po i dalin zot Kur’anit, a është e mundur vallë që rinia myslimane e popullit Turk të qëndrojë më tepër në gjumë? Kurrë, asnjëherë!

Pra, Zoti xh. sh, Adhuruesi, patjetër që nuk e ka lënë pa e dërguar edhe në shekullin tonë një thesar plot me shkenca të vërteta, që t’i japin rinisë një përgjigje të plotë rreth pyetjeve të nevojave të tyre shpirtërore. Ky thesar I diturisë së Risale-i Nurit që është një koment i shkëlqyer i Kur’anit Famëlartë, këto vepra që i ka shkruar Bediuzzamani janë pikat e Kur’anit dhe ato janë shkruar rreth themeleve të besimit. Për këto vepra që dijetarët thonë se në këtë kohë mund të shpëtojnë rininë e popullit nga bataku i devijimit, vetëm këto komente të Kur’anit dhe këto vepra duke e lavdëruar bashkë vërtetojnë edhe titullin e autorit “Bediuzzamat”(Mrekullia-çudia a kohës). Megjithë se është kështu, autorin e këtyre veprave sot nuk po e njohin të gjithë. Ja vëllezër,në brendësinë tonë që prej 15-20 vjetësh komunistët dhe rrymat e armiqve të fesë kanë punuar me rreptësi në mënyrë të tillë që jo më të na i bëjnë të njohur ne këta njerëz gjenialë, por përkundrazi, i kanë kritikuar duke i injoruar me lloj- lloj shpifjesh. Bile, për t’i imponuar popullit mendimin se këta persona janë njerëz të këqinj, duke bërë propogandë negative janë munduar me shumë zell të shfrytëzojnë me sukses edhe mjetet e ndryshme të medias. Ne më përpara nuk kishim dijeni për gjendjen tonë të keqe dhe për këtë njeri të shquar. Me ardhjen e demokracisë në këto vite mundëm ta kuptojmë. Dijetarët tanë dhe të tjerë deri tani na kanë mashtruar shumë me propagandën për “ të renë”. Megjithëse vonë, ne mundëm të heqim nga kokat tona këto mendime negative dhe jemi të gëzuar se tashmë nuk kanë mbetur tek ne mendime të tilla. Tani po vazhdojmë jetën duke përqafuar Kur’anin, Atë nga i cili kanë bërë dobi të gjithë njerëzit e shquar. Tani falenderojmë shumë Zotin xh.sh. që filluam të ndriçohemi me Risale-i urin që ka buruar nga të vëtetat e Kura’nit Famëlartë.

Nuk ka ze