Këtë jo vetëm unë, por po e vërtetojnë edhe persona që u ka kaluar jeta duke lexuar lloj-lloj librash dhe më në fund kur kanë lexuar edhe Risale-i Nurin, duke arritur në përfundimin se: Njerëzit që jetojnë në këtë kohë megjithë dijen e tyre të madhe, kanë nevojë të lexojnë këto vepra brilante të Risale-i Nurit. Këta persona të ndershëm që po mbajnë moralin lart, duke u friksuar nga sëmundjet e egos dhe të xhelozisë po përqafohen pau tërhiqur me veprat e Risale-i Nurit. Ndonjëri, duke patur moshën 60-70 vjeçare, prapë dëshiron të lartësohet dhe të bëhet nxënës që të fitojnë mirësinë dhe begatinë përrallore të Risaleve. Vetë autori Bediuzzaman thotë se: “Risale-i Nuri nuk jep vetëm dije si librat tjerë, por Ai jep edhe mësime shpirtërore”. Ndikimi i këtij mësimi shpirtëror është aq i madh, saqë duke marrë mësime shpirtërore, zemrën e lexuesve e ka mbushur me dritën hyjnore. Duke i shtyrë ata të vrapojnë në rrugën e All-llahut dhe të Profetit të Tij ,shpirtërisht atyre po u pastrohet edhe jeta shpirtërore, duke zotëruar të vërteta të besimit po lartësohen me një ndikim Hyjnor. Ata që duan ta shtojnë diturinë fetare po lexojnë Risale-i Nur. Ata që kërkojnë të vërtetën po lexojnë Risale-i Nur. Ata që në krijimin e tyre mbanin dinamizmin po lexojnë Risale-i Nur..Trima e heronj po lexojnë Risale-i Nur.Atdhetarët patriotët po lexojnë Risale-i Nur.Zejtarët dhe shkencëtarët po lexojnë Risale-i Nur.Admiruesit e shkencave bashkëkohore po lexojnë Risale-i Nur. Mistikët po lexojnë Risale-i Nur. Gjuhëtarët po lexojnë Risale-i Nur. Domethënë: çdo shtresë e njerëzimit në shpirtin e saj po ndjen nevojën të lexojë Risale-i Nurin dhe të përfitojë nga ai.
O shokë! Kush lexon Risale-i Nur, atij i shtohet aftësia e bindjes, i forcohet kujtesa. Duke punuar mirë me dijen që ka marrë nga fusha të ndryshme të diturisë ai mund të japë përgjigje bindëse, sepse nxënësit e Risale-i Nurit vazhdimisht janë duke shkëlqyer me mësime ku zgjidhen problemet me logjikë, bindje e mençuri. Ndërsa burimi i qytetërimit të vërtetë dhe themeli i ligjeve të njerëzve është Kur’ani Famëlartë.