Prandaj çdo ditë vazhdoni leximin e këtyre veprave që të nxisin vazhdimisht t’i lexosh dhe do të mund të përparoni kur përqafeni kokë më kokë më to. Atëherë do t’ju shtohen aftësitë tuaja dhe do ta kuptoni më mirë se ia vlen të vazhdosh jetën me dashurinë e leximit të Risaleve fare pa u lëkundur. Vëllezërit e nderuar!
Stili i Risale-i Nurit mban një force tërheqëse të pa shoqe dhe stili i tij nuk ngjan me asnjë vepër tjetër. Bediuzzaman Said Nursiu duke qënë një komentator i Kur’anit në shekullin tonë është edhe gojëtari dhe gjuhëtari më i madh .Ai nuk është si ato letrarë që duan të hijeshojnë shprehjet me letërsinë pa kuptim, përkundrazi ai i kushton rëndësi kuptimit. Për të hijeshuar fjalën nuk sakrifikon nga kuptimi. Ai është një autor që për hatrin e robërve nuk ka prerë nga shtati i njeriut. Ai është një personalitet i veçantë që veprat e tij ka mundur t’i bëjë tepër ndikuese dhe me oratori të pashoqe. Është kjo arsyeja që veprat e Risale-i Nurit, të vërtetat e Kur’anit dhe të besimit kanë dale më të pastra dhe më të përsosura.
Risale-i Nuri është një thesar plot me përmbledhje të të vertetave të fjalëve të qarta! Ai me një fjali ka mundur të përmbledhë kuptimin e një faqeje; në një faqe kuptimin e dhjetë faqeve; në një fragment kuptimin e një vëllimi të tërë. Ai është një person që zotëron veçorinë e përmbledhësit të fjalëve. Për këtë mësimet e tija janë shumë ndikuese dhe njëkohësisht të dobishme. Ekspertët e kësaj fushe konkludojnë: Mësimet e besimit nuk duhet të sqarohen shumë sepse kuptimi i tyre bëhet i vështirë dhe mësime të tilla nuk japin rezultate të mira. Sipas kësaj, çështjet e besimit që të ndikojnë pozitivisht duhet të tregohen me pak fjalë. Autori i Risaleve nuk i ka hyrë tregimeve të degëve të tyre, ai ka shkruar rreth tregimeve themelore.
Vëllezërit e mi që përpiqeni të zotëroni diturinë e besimit!
Bediuzzaman Said Nursiu në fundin e fragmentit të sinqeritetit që po na jep një sihariq të madh. Personalisht jam i bindur që deri tani asnjë nuk ka mundur t’ia parashtrojë këtë lehtësi njerëzimit.