Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 157
(1-162)

Vëllezër të shtrenjtë!

Do t’ua rradhis edhe disa virtyte nga oqeani i Risaleve. Fuqia e diturisë së jashtëzakonshme të Risale-i Nurit, duke shpëtuar besimin nga imitimi; duke argumentuar me vërtetësi çështjet e fesë po të shndërron, po të nxitë që të bëhësh një besimtar i fortë duke praktikuar dituritë e fesë, po të largon nga shijet e pista të veseve që të shtyjnë të pendohesh të nesërmen. Ajo të tregon shijet e amëshuara dhe të shtyjnë të vraposh pas qëllimeve të larta.Duke e larguar njeriun nga mjerimi i forcon atij besimin dhe duke e larguar nga plogështia e shtyn të dojë jetën.Shpirtin e tij e kapllon dinamizmi dhe nuk të lë në gjendjen e mesme, por, për të të lartësuar po përparon duke të nxjerrë në rradhën e parë. Po të largon nga moralet e këqia dhe mendjemadhësia; në zemrën tënde po të vendos virtytet e mira, pra modestinë, butësinë dhe sedrën. Po të shtyn të pajtohesh me armiqtë dhe po të nxitë e po të jep mësim t’i bësh ballë të këqijave jo me të keqe por me të mirë. Të rinjtë që janë me moral të mirë, duke i mbrojtur po i shpëton nga vende të fëlliqura dhe të pamoralshme. Tani, kush ka lexuar Risale-i Nurin me sinqeritet e me bindje, edhe sikur të jetojë mes njerëzve që kanë humbur moralin, ai patjetër do të mund ta shpëtojë veten pa e prishur fare moralin e vet, duke e ruajtur atë të pastër. Dhe do të fillojë luftën ndaj veseve të tij të liga. Këtë mund ta bëjë vetëm me forcën e besimit që ka marrë nga Risale-i Nuri! Në këtë mënyrë mund ta shpëtojë vehten nga komunitete dhe nga individë të këqinj. Bile me kulturën e besimit që ka marrë nga Risale-i Nuri, ai po del fitimtar! Si ndonjë sociolog i përsosur po bën përmirësime dhe po përparon në idetë e tij. Duke patur sukses ndaj padijes së idesë së tij, po vrapon nga njëra fitore në tjetrën.

Ja,o shokët tanë! Sot vetëm Risale-i Nuri është një mjek i vërtetë që i shëron me themel plagët e shoqërisë. Për këtë arsye po shtjellohen intelektualët që kanë mundur të kapin këto të vërteta dhe studentët e zgjuar me Risale-i Nurin. Mendimi ynë vazhdimisht do të ishte për përparimin. Risale-i Nuri ne na tregon se jeta e këtushme që është e përkohshme është një vend tregtie. Ne nuk na mjaftojnë vendet të ulëta dhe të pakta. Qëllimi ynë kryesor do të ishte përparimi, lartësimi dhe për të arritur në këto do të mësojmë Risale-i Nurin, duke shtyrë edhe të tjerë që ta lexojnë dhe të mësojnë parimet e Risale-i Nurit.

Nuk ka ze