Së shtati: Në pikëpamjen themelore Risale-i Nuri të gjithë shkencat i ka përmbledhur si një copë që është përbërë nga litarët e shkencave. Ai ka shprehur fjalët që deri tani nuk ka mundur t’i flasë asnjë dijetar dhe është përmbledhur tërësisht nga aforizma, gjë që tregon se ka ekspertizë në secilën shkencë. Për të patur njohuri më të thella mund të studioni vetë Risale-i Nurin. Ne këtu do të paraqesim vetëm disa shembuj.
1 Kush e ka krijuar syrin e mushkonjës, edhe diellin Ai e ka krijuar.
2-Kush e ka rregulluar lukthin e një pleshti, edhe galaktikat Ai i ka rregulluar.
3- Për të shpikur një atom të vetëm Shpikësit i duhet një fuqi e tillë e pafundme, me të cilën mund ta krijojë edhe Gjithësinë. Sepse ndaj secilës shkronjë të këtij Universi, veçanërisht ndaj secilës shkronjë të gjallesave, ndaj secilës fjali të tyre shpikësi ka nga një fytyrë dhe ka nga një sy që i shikon ato.
4- Natyra i përngjan një shtypshkronje që nuk është botues, por është një libër i botuar. Ky libër është një qëndijsje por nuk është qëndistar. Ai është një punë e qendisur por nuk është punëtor. Ai është mjeshtri, por nuk është mjeshtër.Ai është një rregull, Rregullues nuk është.Ai është ligj, nuk është ligjvënës.Është vendi ku zbatohet ligji ,nuk është gjykatës.
5- Si ligjet e zakonshme që janë të qëndrueshme e vendimtare, edhe shpirti ka ardhur nga urdhëri “Bëhu!” dhe nga funksioni i vullnetit të Tij.Fuqia e Zotit xh.sh. për të nxjerrë njeriun në shesh, diamantin e shpirtit të tij e ka veshur me elemente rrjedhëse të butë dhe me ndjeshmëri. Të tilla aforizma ka me mijëra.