Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 158
(1-162)

1947

Në emër të nxënësve të Nurit të Konjës

Zybejir Gyndyzalp

Ajet:

Kur’anit famëlartë është një diell i qiellit të univerzit që nuk perëndon Kurrë, se vetëm Me To mund të lexohet libri cilësor i veprimtarisë së krijësave.. Në botën e njerëzimit secili individ vetëm me To mund të shohë dhe të gjejë qëllimin e tij të krijimit që t’i plotësojë dëshirat e tij të brendshme dhe të vazhdojë drejtimin e tij të pagabuar. Dhe njeriu kur përballohet me jehonën e Kur’anit famëlartë, sipas forcës së nevojave të tij dhe sipas sinqeritetit, atij mund t’i bëhen pasqyrë cilësia e çështjeve dhe të jetës së tij. Me Atë dritë mund të duket, të kuptohet dhe të njihet.Tani në shekullin tonë kjo e vërtetë dhe ai Nuri (drita) me një formë shumë të bukur ka dalë në shesh në personalitetin shpirtëror të Risale-i Nurit, buruar nga Kur’ani që është një diell i paperëndim. Risale-i Nuri ua ndriçoi rrugën e atyre që janë si shpendi lepurak që duan të dalin në dritë, atyre që nga pakujdesia ditën e patën bërë natë, atyre që mendja i pati rënë në sy dhe jetonin të shfrenuar, atyre që syri nuk i bënte dritë dhe nëpër errësirë e patën humbur rrugën. Pra përveç atyre që ishin tërësisht të verbër, Risale-i Nuri, si një llambë projeksioni të gjithëve ia ndriçoi rrugën. Në kokat e mosbesimtarëve ateistë ai goditi me topuzin e Nurit (dritës) duke u thënë:

Apo e hedh mendjen nga koka jote dhe bëhesh kafshë?. Apo po e mbledh mendjen e bëhu njeri... Meqë dituria është një dritë me disa shembuj do t’ua tregojë ekspozimin e thellë të Risale-i Nurit që gjenden në të. Së pari këtë duhet t’ua vërejmë se Risale-i Nuri jo tjera librat por vetëm Kur’ anin ka pranuar mësues dhe atij është duke i shërbyer, për këtë arsye neve nuk na mbetet që të lavdërojmë Atë. Ne për Risale-i Nurin u themi kështu intelektualëve: Risale-i Nuri ka zgjidhur çështjet më të vështira që deri tani asnjë dijetar nuk ka mundur t’i zgjidhë. Ato i ka argumentuar me një formë shumë lehtë të tillë që,

sipas aftësive, që nga njeriu më i thjeshtë dhe deri tek profesori më i shquar, ua ka sqaruar atyre,duke bindur secilin dhe ua ka futur në mendje, duke mos u lënë aspak dyshim. Cilësitë që mban ky nuk mund t’i hasni në librin e asnjë dijetari.

Nuk ka ze