Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 156
(1-162)

Ai shprehet: ”Në këtë kohë Risale-i Nurin duke e kuptuar, kush e lexon një vit, ai është një dijetar i vërtetë të ksaj kohës ” Ja sot shkenca, me një shpejtësi të jashtëzakonshme, po përparon. Njësoj si edhe në fushën shpirtërore duhet ë përparojë, sepse po jetojmë në një kohë që në fushën fizike ‘udhëtimi i një orës ka zbritur në një sekondë“Kurse ajo shpirtërorja është më e gjërë dhe më e shpejtë. Shumë kohë më parë shkenca zotërohej për gjysëm shekulli ndërsa tani për një kohë shumë të shkurtër. Pikërisht në një kohë të shkurtër po merret rezultati. All-llahu xh.sh. me Mëshirën dhe me Bujarinë e Tij besimtarëve të kësaj kohe u ka dhuruar siguri të madhe në shkencën e besimit që ato mund të fitojnë shumë lehtë. Pra ju vetë mund të më tregoni se si mund të mos vrapojmë pas këtyre veprave që po na garantojnë rezultatin që treguam deri tani. Një njeri që nuk e ka humbur mendjen, veçanërësht muslimani duhet ta lexoj Risale-i Nurin me sinqeritet dhe bindje të plotë, sepse ai i garanton njeriut thesarin e madh, pra besimin që është shpërblimi i lumturisë së përjetshme. Vëllezër të zellshëm! Po bindem se ju, me tërë fuqinë tuaj, po përpiqeni të lexoni sa më parë serinë e vëllimeve të Risaleve dhe prej tyre po mundoheni të merrni çdo ditë ushqimin shpirtëror të besimit dhe të fesë Islame. Unë besoj se do t’i pranoni këto që thashë. Sepse rinia po ikën...Mosha po kalon...Kohrat nuk kthehen prapë

Ja pra, meqë jemi në moshë madhore ne nuk duhet presim as nga mësuesit tanë ndonjë qortim, as nga prindërit nuk po presim dhe nuk duhet të presim që të na nxisin ne. Ne po presim ndihmën vetëm nga All-llahu i madhëruar, që duke qëndruar në idenë tonë ta pranojmë se është nevoja parësore që të arrijmë vetveten.Ne duke kërkuar ndihmë nga Zoti dhe kur përpiqemi pa ndërprerë dhe me sinqeritet, patjetër do të arrijmë në kulmin e besimit dhe mundemit t’i praktikojmë kushtet e tij. Dhe do t’i ndriçojmë zemrat dhe kokat tona me dritën e Kur’anit dhe me shkencën e besimit. Inshall-llah atëherë, duke kujdesur bashkëpunojnë koka me zemrën tonë dhe do të bëhemi nga një rob i pastër i All-llahut dhe nga një anëtar sakrifikues i ummetit të Profetit a.s.m.

Nuk ka ze