Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 159
(1-162)

Së dyti: Të gjithë veprat e Risale-i Nurit, në secilin vend të tyre shihet se janë nga një pjesë komentesh të ajeteve të Kur’anit me shkëlqimet e Tij shpirtërore.

Së treti: Nevojave më të thella të njerëzve duke sjellë argumente të sakta ua ka dhënë përgjigjen e duhur dhe bindëse. Përshembull: Për besimin themelor, pra për Njësimin e Zotit dhe të Ringjalljes ka vërtetuar duke përkthyer fjalët e gjendjes dhe të gojës së atomit. Filozofët e famshëm Ibni Sina, Farabi dhe Ibni Ruzhdi për këto, kanë paraqitur si argument Universin Madhështor. Risale-i Nuri këto të vërteta i ka argumentuar me vetë gjuhën e një atomi apo fare. Sikur të mundnim t’ia tregonim atyre fuqinë e Risale-i Nurit, ata menjëherë do të ishin ulur në gjunjë për të marrë mësim nga Risale-i Nuri.

Së katërti: Risale-i Nuri i garanton njeriut për një kohë të shkurtër dituritë përmbledhëse që nëpër libra të tjerë mund të merren në periudha të gjata vitesh.

Së pesti: Risale-i Nuri përfaqëson formën më të bukur të shkencës fetare, që kur e studion atë të tregon se në qoftë se dëshiron të bëhesh nxënësi i Risale-i Nurit qëllimi yt kryesor do të ishte ta fitosh kënaqësinë e All-llahut xh. sh.. Të mos e shpenzosh apsolutisht atë për interesa të kësaj bote! Vetëm në këtë mënyrë mund të bësh sukses nëpër qëllime të larta! Pra në rrugën e shërbimit të njerëzimit t’i ndihmosh njerëzit që të shpëtojnë besimin.

Së gjashti: Risale-i Nuri është duke përkthyer kuptimin e gjendjes dhe të gjuhës së të gjithë qenieve, sepse ai mban një mendim të fortë të besimit islam. Gjithnjë me Risale-i Nurin njeriut i lulëzon besimi duke ngritur atë, njeriun, në shkallët më të larta të së vërtetës së dijes, shikimit dhe të konstatimit. Sepse forca e argumentit mban tri shkallë. (Përshembull: Zjarri që digjet pas kodre argumentohet me tri rrugë:1-të tregon dikush.2-shkon e sheh vetë me sy.3-shkon dhe hulumton me termometër gradët e nxehtësisë.)

Nuk ka ze