Kur’ani është një orator që të gjithë njerëzit mbajnë fjalimin e tij të përgjithshëm. Pra kur do ta lexoni Risale-i Nurin, do ta pranoni se tek Risale-i Nuri janë përgjigjet bindëse të logjikshme të shumë pyetjeve që janë grumbulluar në mendjen e njeriut. Për këtë shumë njerëz duke shprehur habinë e tyre me tërë ndjeshmërinë e tij ndaj All-llahut po shpreh falenderimet sepse Risale-i Nuri është ai që i ka dhënë atij mësimet e të vërtetave Hyjnore. Në këtë rast ai po fillon të jetojë një jetë të qetë. Dhe mos harroni se, në qoftë se jeni i zgjuar do ta lexoni Risale-i Nurin pa e lëshuar nga dora, bile edhe duke e përsëritur, me një kënaqësi të madhe do ta vazhdoni leximin e tij. O ju vëllezërit e zgjuar që me kujdes jeni duke pasuar subjektin e Risale-i Nurit! Sikurse ai që lexon Kur’anin Famëlartë edhe po të mos e dijë kuptimin, përsëri në shpirtin e tij Ai lë një ndikim shpirtëror.Sepse është fjala e All-llahut xh.sh.. Kjo nuk është tjetër vetëm se kuptimi i lartësisë së amshuear të fjalës së All-llahut xh.sh. që: Turqit kur kanë mbajtur flamurin e ngadhnjimit të islamit kanë qenë edhe ngadhnjimtar i shteteve dhe i kontinenteve.Njësoj, një koment të lartë të Kur’anit që është Risale-i Nuri, kur lexoni në zanafillë ndoshta nuk do ta kuptoni, por shpirtërisht ndikimi, dhembshuria e tij do të ndikojë në shpirtin dhe në zemrën tuaj ; me kuptimin e tij të plotë ai do të kaplojë botën tuaj. Pra, ska dyshim që nuk do të mbeteni pa dobi. Dhe duhet të pranojmë edhe këtë se njeriu nuk përbëhet vetëm nga mendja. Njeriu ka zemër, shpirt, ndërgjegje dhe shumë shqisa të dukshme dhe të padukshme. Me një lexim mendja juaj mund të mos kuptojë plotësisht, por zemra dhe shpirti nga Ai do të marrin pjesën e tyre. Ky ndikim i Risale-i Nurit është i tillë sa që në zanafillën e shpalljes pranë tij kanë qenë 8 apo 10 nxënës, ndërsa tani numri i tyre ka arritur miliona( Në simpoziumin e 2003 të Stambollit një profesor turk tha:”Kemi vërejtur se në Turqi dhjetëmilion persona po e lexojnë Risale-i Nurin “).Në Anadoll mes ideve të ndryshme të besimit fetar, të Risale-i Nurit është rryma më e fortë. Bile ai ka garantuar jetë dhe lëvizje, duke i gjallëruar ato. Brezave të rinj të entuziazmuar ua ka sjellë të gjallë heroizmin e gjyshërve trima. Pra Risale-i Nuri nxënësit e tij i ka bërë të gatshëm të sakrifikojnë çdo gjë. Bile, për të mbrojtur islamin i ka shtyrë të vrapojnë dhe të japin shpirtin për të. Më në fund ndaj Risale-i Nurit si bota islame edhe e njerëzimi në tërësi duke e mirëkuptuar jashtëzakonisht, e kanë vlerësuar dhe po e vlerësojne si duhet.