Ftesa për të hartuar një parathënie të botimit shqip të veprës "Profeti Muhammed (a.s.m) che vepra e tij", të autorit të famshëm Bediüzzaman Said Nursi, më erdhi e papritur. unë mësuesi i vjetër i një vendi të largët, me një jetë plot zigzake e vështirësi, disi i topitur dhe i hutuar, mendova se kërseka ishte drejtuar gabim. A jam i denjë unë të shkruaj për një vepër të Said Nursiut, fjalët dhe mendimet e të cilit plot urti qiellore, duhet t’i përsërisësh disa herë që t’i kuptosh? A jam i aftë unë të parashtroj mendime për Profetin tonë të dashur, të cilit i kanë thurur vargje poetët më të shquar të shekujve, e kanë vlerë dhe dijetarët më të nduruar të botës!
Ftesa duhej pranuar qoftë edhe si shenjë nderimi që më bëhej.
I dashur lexues, këto fjalë ndoshta do të duken disi të tharta si ato frutat e papjekura, pordije mirë se janë fjalë zemre që gufojnë nga dashuria për All-lahun xh.sh. dhe të Dërguarin e Tij, Muhammedin(a.s.m). Unë kam lexuar shumë biografi të Hz. Muhammedit (a.s.m), kam studiuar me hollësi të gjiha mevludet e shkruara në gjuhën shqipe për Profetin tonë Fisnik. Të gjitha më janë dukur të bukura, secila vepër ka vlerën e vet njohëse dhe edukuese, por tek Said Nursiu, Profeti Muhammed(a.s.m) paraqitet me një mënyrë krejt tjetër. Këtu nuk kemi një biografi të mirëfilltë, as hymne lavdëruese me fjalë poetike. Jo, tashmë autori me një aftësi të jashtëzakonshme analizuese dhe përgjithësuese, si një filozof i përsosur e paraqet Profetin tonë të nderuar në pamjen e plotë të së vërtetës islame, e vërtetë që buron nga Drita Hyjnore, nga Kur’ani famëlartë, nga fjala, sjellja dhe vepra e ndritur e Profit (a.s.m).