Në miraxh,në audiencën madhështore,para All-llahut , ai Fisnik kërkon vetëm një gjë: mëshirë e shpëtim për ymmetin , kërkon lumturinë e përjetshme,parajsën e amshuar.
Në çastet e ndërrimit jetë , kur engjulli " që merr shpirtrat " , Azraili është tek shtrati,ai Zotni lutet që të ketë kujdes ymmetin. Për këtë poeti shkruan :
"Ja Azrail, un ke ti kam niji rixha:
-Ymmetin t’Em, kur t’i vish, for me kadal, shpirtin e atyne me t’mir’me m’iu marr.
Zahmetin e ymmetit t’Em Mu ma jep, mos me m’i dhanun Ti zor, ban rahmet!
Zorin e tyne Un e hjek, po ndigjo!
Ja Azrail prej Teje s’due tjetër gja".
A vini re se mëshira dhe dituria e kulluar, Drejtësia Absolute vetëm nga lutja e të Dërguarit, Muhammedit (a.s.m.) do të kishte krijuar lumturinë e përjeshme, parajsën.
Nga sa hamë Said Nursi arrin në dy konkluzione me vlerë:
Së pari Pejgamberia e Muhammedit(a.s.m.) është një arsye, eshtë një shkak për të sqaruar se kjo jetë është një vend prove, ku njeriu me bindjen e tij e me liri të plotë zgjedh rrugë e tiij. E Profeti për këtë është dërguar, për t’u treguar njerëvze rrugën e drejtë, është dërguar si mëshirë dhe si edukator i njerëzimit.
Së dyti, lutja e Profetit, ibadeti i tij i ndjekur nga miliona besimtarë, është një arsye e qartë për sqarimin e jetës së lumtur në botën tjetër. Çdo gjë që na rrethon është krijuar me një bukuri të pashoqe. "Kjo gjithësesi nuk kishte mundësi të ishte më e mirë se kaq". Edukata e Krijuesit nuk pajtohet me të shëmtuarën dhe çrregullimin.
Ashtu si krijoi çdo krijesë me përsosmërinë më të madhe, Ai Krijuesi i Plotfuqishëm, do të pranojë lutjen e Ringjalljes dhe të Lumturisë së Përjetshme. E kjo është e lehtë për Krijuesin, i Cili sjell pranverën dhe ripërtërin çdo gjë në cikle të rregullta, pa es më të voglën vështirësi.