Në pjesën e dytë të veprës kumtohet ky mesazh themelor: " O njeri, në së do të ngrihesh në lartësine e duhur, në se do të ngrihesh në lartësine e duhur, në se do të fitosh dashurinë e mëshirën e All-llahut të Madhërueshëm, ndjek rrugën e Pejgamberit (a.s.m.). Në se e doni All-llahun, atëhere ejani pas meje, që All-llahu t’ju dojë."
Sot kemi arritur në kohë të vështira, sidomos në vendin tonë shume veprojnë në kundërshtim me rrugën e All-llahut, prandaj marrin kuptim të veçantë fjalët e Profetit: "Në kohën kur njerëzit e lënë rrugën time(sunnetin), kush e vazhdon atë ka fituar sevapin e një qind shehidëve".
Pikërisht për këtë ka rëndësi fjala e Plakut të urtë, Said Nursiut: "Në këtë moment të përjetosh një cilësi sado të vogël të Pejgamberit, është një devotshmëri e madhe, e cila tregon një besim të fortë". Kjo të kujton All-llahun e të kthen në praninë e tij. Edhe punët më të vogla e të zakonshme, mund të sjellin shpërblime. Kush i mbështetet sunnetit dhe këtë ia bën zakon vetes, atëhere edhe veprimet më të thjeshta të gjithë jetën e vet njeriu e mbush me mirësi (sevape). Lidhur me këtë Nursiu nxjerr një mësim nga jeta e vet:
"Pikërisht unë Saidi i varfër,në çastin kur u shkëputa nga Saidi i moçëm, kur ende ndodhesha në mes të një stuhije të tmerrshme shpirtërore,me kryelartësinë e nefsit që më kishte gllabvruar,nuk e kisha gjetur akoma rrugën e vërtetë,por me mendje dhe zemër luftoja dhe e kërkoja vazhdimisht këtë rrugë.Në ato momente nganjëherë ngrihesha lart,e nganjëherë zhytesha në humnerë ,në thellësira tv tmerrshme.
Pikërisht kur isha në këtë pështjellim të tmerrshëm,e pashë se çëshjet e sunntit të Pejgamberit , bile me disa përpjekje tv vogla, duhej t’i ndiqja , sepse ishin si busulla të drejtimit të anijes...duke u mbështetur tek sunneti i Pejgamberit gjeja qetësi.