Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | 2
(1-65)

O lexues i ndeduar, mbrehe veshin tënd e dëgjo mirë, kthjelloje vështrimin tënd e shiko mirë, gjallërohu e vështro në librin e madh të gjithësisë, këtu do të gjesh të vërtetat e larta që t’i mëson Risale-i Nur. Autori me të drejtë thotë: "Fjalët janë shumë të bukura, por ato i kanë zbukuruar edhe më shumë cilësitë e Muhammedit (a.s.m.)". Ndërsa unë më mirë po hesht. Po ia radhën fjalëve të plakut të urtë,saidit të ditur. Ky si një filozof i lashtë e vështron botën me të gjitha bukuritë dhe hijeshitë,që si në një sipërfaqe uji të kulluar, pasqyrohen emrat e Bukur të Prsosmërisë së Krijuesit.

Nursiu me fantazinë e tij krijuese , na çon në Gadishullin Arabik. Atje flet ai , Vula e profetëve,imami i të gjithë besimtarëve , me një zë madhështor kumton: " S’ka Zot tjetër pvrveç All-llahut" . E kvtë e dëshmojnë miliona besimtarë të shpërndarë në të gjithë botën që si në një kor madhështor gjëmon në veshin e së ardhmes " La ilahe ilall-llah" . Dëshmia shumëfishohet në shifra marramendëse të një miliard e giysëm besimtarësh islamë të të gjitha racave , kombësive dhe shtresave shoqërore.

Dhe e gjitha kjo lidhet me personalitetin e dëshmuesit të parë , mësuesit dhe edukatorit të parë islam, Muhammedit (a.s.m.). Po cilat janë cilësitë themelore të këtij thirrësi reformator?

Imagjinoni Hz. Muhammedin (a.s.m) në minber. Ai ka marrë në dorë Kur’anin e madhnueshëm dhe sqaron sekretet e çuditshme: " Çfarë je? Nga vjen? Ku po shkon?" Ai zotëri e sqaron këtë problem që ka turbulluar mendjet e dijetarëve më të shquar të botës , më përsosmëri e përpikmëri. Ai përhap dritën e së vërtetës , shpallë fenë islame, përmend emrin e Krijuesit të të gjitha qenieve , me të gjithë forcën e fesë së tij.

Kjo dritë e shenjtë vendosi paqen e harmoninë midis qenieve , shpërndau frymën e lartësoi njeriun në rangun më të lartë ndaj të gjitha krijesave dhe e shndërroi në një "mbret nazik dhe të zgjuar" , siç thotë Nursiu.

Nuk ka ze