Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | 3
(1-65)

Këtë të vërtetë ka mundur ta sqarojë vetëm një person i famshëm , dhe ai është Hz. Muhammedi (a.s.m.). Ai është zbuluesi dhe soditësi i thesareve hyjnore, ai është një argument i drejtësisë dhe si një Dritë e Diellit për udhërrëfyesin. Ai është një mundësi shpëtimi. Jo me tirani , por me bindje ai u pushtoi mendjet, zemrat dhe shpirtrat e njerëzve. Ai u bë i dashuri i zemrave , mësuesi i mendjeve , pastruesi i nefseve dhe analizuesi i shpirtrave.

Lexues i dashur, vështro pak në atë kohë të artë. Profeti ynë shumë tradita të lashta të ngulitura fort në popuj,në një kohë fare të shkurtër , ka mundur t’i shkulë , duke mbjellur në vend të tyre cilësitë më të bukura . Ai mundi që ata njerëz të egër dhe injorantë , t’i kthejë në mësues dhe mheshtra për të edukuar popujt e tjerë. Duke pohuar këtë vepër madhështore edukative , Said Nursiu gufon : " Le të ngrihen dhe të shkojnë atje me qindra filozofë dhe le të punojnë 100 vjet , përsëri një për qind të veprave të Profetit Fisnik, nuk mund t’i realizojnë (megjithëse ai nuk ka ditur as të shkruajë as të lexojë)".

A nuk shihni sot se ç’luftë bëhet kundër përdorimit të drogës , alkoolit , duhanit,kumarit,prostitucionit,etj. plaqëve të rënda shoqërore! Cili shtet apo superfugi ka mundur që t’i nënshtrojë ? Cili reformator dhe edukator sot mund t’i përballojë? Këto plagë shoqërore po rriten e po rriten e janë bërë një dënim për shoqërinë që i mbars dhe i ushqen . E krahasoje këtë me veprën e pashembullt të Profetit Muhammed (a.s.m.). Profeti ështv kthyer nga "Arshi i Madh" me duart e nqritura dhe bën dua , lutet me zërin e tij që gjëmon në të gjitha kohërat dhe e dëgjojnë të gjitha qeniet. Gjatë të gjithë jetës së këtij Fisniku të devotshëm me lutjen e vet ai kërkon lumturinë e përjetshme në parajsën e lumtur , në takimin me të Madhin Zot.

Të gjithë poetët për të argumentuar këtë kanë trajtuar tre momente të jetës sv Profetit (a.s.m.) , lindja , miraxhi dhe ndërrimi jetë. Amineja e sheh të birin e vet të sapolindur në sexhde duke mërmëruar : " Va ymmeti , va ymmeti". Prandaj poeti këshillon : " Aj e lyp ymmetin tuj qen’fëmij , e ti tuj qen’ plak , e len rrugën e Tij".

Nuk ka ze