Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | 6
(1-65)

Çuditërisht shtrëngimet më largoheshin ,rrugët më ndriçoheshin dhe më krijohej bindja se po lëvizja nëpër një rrugë të mbarë dhe të sigurtë".

Në të gjitha kohërat në fushë të edukatës një rol të veçantë ka luajtur shembulli i mirë. Një prind i mirë, një vëlla apo motër e mirë , një shok apo mik i mirë , ka qenë gjithnjë një faktor me vlerë edukimi. Po mendoni ç’vlera edukimi në të gjitha qelizat e jetës materiale e shpirtërore të njeriut , luan Profeti Muhammed (s.a.s.). Ai është një shembull i lartë edukate. Ai është shëmbëlltyrë e njeriut të lartë , sepse ai jetimi i gjorë,mbeti pa nënë e baba , për t’u interesuar për të Vetë i Gjithëmëshirshmi. I Dërguari Fisnik ka thënë : "Mua All-llahu xh.sh. më ka edukuar me sjelljet më të bukura".

Kush ka lexuar jetën e tij, kush ka studiuar sunnetin e tij , me të vërtetë e ka kuptuar se të gjithë moralin e lartë All-llahu e ka përdorur në të Dashurin e Tij. Kush braktis sunnetin e Muhammedit (a.s.m.),ai patjetër ka humbur moralin dhe do të përballet me këtë mësim themelor :" I pasjellshmi bëhet i vobegtë prej mëshirës së All-llahut xh.sh.".

Edhe një mësim me vlerë që parashtron Nursiu : "Nijeriu që të arrijv përjetimin e tv gjitha shkallëve të sunnetit të Pejgamberit (a.s.m.) , duhet të bashkojë diturinë me devotshmërinë ." Pra morali i lartë arrihet edhe nga ndriçimi i mendjes me dituri , gjë që nuk mjafton, por duhet edhe zemra , edukata ,bindja, devot shmvria. Dituria dhe devotshmvria duhet të jenë të lidhura ngushtë që ta drejtojnë njeriun në veprime tv mira.

Ky shembull i dashurisë ndaj Profetit Muhammed , njekja e rrugvs sv tij,dashuria ndaj veprvs dhe jetës sv tij,ndaj mësimeve të tija, është rruga drejt mësimeve tv Zotit xh.sh. , rruga drejt jetës së amshuar,drejt xhennetit. Në një ajet All-llahu bën të ditur se Profeti thotë :"Thuaj : në se e doni All-llahun,atëhere ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë".

Nuk ka ze