Ai ka qenë kryetari i radhës për të përmendur All-llahun xh.sh., rrënjët e gjalla të të Cilit kanë qenë të gjithë profetët dhe evlijatë, që duke u mbështetur mrekullive, kerameteve të tyre, vërtetojnë Pejgamberin tonë (a.s.).
Mendimet e tij së bashku me mrekullitë e veta, i kanë vërtetuar të gjithë njerezit e lartë. Këtë të vërtetë e kanë nënshkruar unanimisht. Ai ka thënë:
“S’ka Zot tjetër përveç All-llahut”.
Në rrjedhën e së kaluarës dhe të së ardhmes, të gjithë njerëzit e ndritur, që janë besimtarë dhe përmendin All-llahun xh.sh., në veshin e së ardhmes, me një gojë si një kor madhështor, përsërisin fjalën
"La ilahe-il-lall-llah", duke ia vërtetuar dhe pohuar këtë.
Tani fol po deshe për këtë argument të pamohueshëm, i cili është vërtetuar me nënshkrimin e mesazheve të zbritura dhe le të guxojë imagjinata e kujt të dojë ta mohojë po mundi.
Pika e dytë: Ky argument i ndritur vërteton dërgimin e Muhammedit (a.s.), me mendimin unik të njerëzve të ndritur, në të dy kohët; për të kaluarën dhe të ardhmen. Profetësia e tij vërtetohet edhe nga librat e zbritur si Teurati dhe Inxhili (Ungjilli), si dhe nga qindra shënime të zbuluara. Bile akoma pa lindur ende Hz. Muhammedi (a.s.), mijëra paralajmërime dhe gojdhëna të pleqëve, vazhdimisht, duke u mbështetur mbi bazën e paralajmërimeve të librave të zbritur, me anë të disa shenjave të fshehta kanë dhënë sihariqin (lajmin) e ardhjes së Tij.
Z. Husejin Xhisriu në librin e tij “Risaleti Hamidije”, nga studimi që u ka bërë librave të zbritur, përsëri përveç shenjave të hequra nga kundërshtarët, në 114 vende paralajmërohej për ardhjen e Hz. Muhammedit (a.s.). Në këto shënime sado që të përpiqesh nuk mund të gjesh asnjë lloj fallsifikimi.