Gjithashtu po ta vëzhgosh për nga zemërgjerësia, Ai shëmbëllen me një ylber që ndriçon Pemën e krijimit të gjithësisë. Po ta gjykosh nga ana e Pejgamberisë, Ai të duket si një argument i Drejtësisë dhe si Drita e vërtetë e diellit për udhërrëfyesin. Ai është si një mundësi shpëtimi.
Shiko, Drita e Fesë së Tij, si një mjet shpëtimi është përhapur nga lindja në perëndim, ku gjysma e botës dhe një e pesta e njerëzimit, nga kjo fe ka gjetur shpëtimin. Këtë dhuratë të çmuar e solli Ai.
Ç’do të bëhet me shejtanin dhe nefsin tonë, që Fjalën e Shenjtë:
“S’ka zot tjetër, përveç All-llahut”;
e cila është thelbi i të gjitha çështjeve të atij personi, nuk e pranojmë me të gjitha shkallët e saj?
Pika e shtatë: Shiko! Në ishullin e gjerë, në mes të popujve ambiciozë, të pakulturuar, të egër dhe të pashkollë, në një kohë të shkurtër Ai mundi të heqë nga koka e tyre traditat e vjetra dhe të egra, duke ua zëvendësuar ato me moralin e pastër dhe karakterin e fortë. Duke vepruar kështu, Ai mundi që ata njerëz të egër dhe injorantë t’i kthejë në mësues dhe mjeshtra për të edukuar popujt e tjerë, që konsideroheshin të kulturuar.
Shiko,jo me tirani, por me bindje Ai i pushtoi mendjet, zemrat dhe shpirtërat, duke i ndërgjegjësuar që të bëhen me të vërtetë të qytetëruar me përkushtueshmërinë më të madhe. Me këto veprime, Ai u bë i dashuri i zemrave, mësuesi i mendjeve, eliminuesi i nefseve dhe Sulltani i shpirtrave.
Pika e tetë: E dimë mirë se edhe për një ves të vogël, siç është pirja e duhanit, edhe një sundimtari të madh i duhen shumë përpjekje për ta ndaluar.