Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | 14
(1-65)

1)“(Kur’ani) nuk është tjetër pos shpallje, pra një revalatë”.

Ja pra e drejta kurrë nuk të mashtron dhe i drejti nuk mashtrohet kurrë. Profetësia e të Drejtit është larg nga dredhia dhe tradhëtia. Në syrin e të drejtit imagjinata e askujt nuk guxon ta paraqesë veten ndryshe nga ç’është dhe të mashtrojë....

Pika e dhjetë: E shikon edhe vetë se duke treguar të vërtetën, duke i argumentuar mirë çështjet edhe ata që dyshojnë i tërheq për nga vetja, që ta kuptojnë se çështjet e Tij, po aq sa janë të vështira janë edhe të nevojshme.

E dini edhe vetë se më shumë se sa meraku, njeriun asgjë tjetër nuk e nxit. Nëse ty dikush do të të kërkonte gjysmën e mallit, me konditë që të të japë lajm nga Jupiteri apo nga Hëna dhe të tregonte gjithçka për të ardhmen tënde, po qe se ti, do të kishe kureshtje të madhe, do ta jepje pa u tërhequr dhe hezituar. Pejgamberi ynë Fisnik jep lajmin e Sundimtarit të botërave, se Hëna në Atdheun e Tij është si një mizë dhe rruzulli ynë sillet rreth Diellit, që është një llambë ndriçuese në një nga mijëra botërat e Atij Sundimtari, ndërsa në Botën e Tij dielli është si një llambë e vogël e përbërë nga mijëra fenerë ndriçues. Ky Person i Ndershëm, prej të tilla botërash të çuditshme, po na jep lajme dhe ashtu për qarkullimin e cikleve, duke na treguar për shndërrimet, na lajmëron që edhe sikur mijëra botëra të kishin plasur si bombë, nuk do të kishte ndodhur një gjë kaq e çuditshme.

Shiko si po jep lajme në gjuhën e Tij (Zoti xh.sh.):

2)“Kur dielli të jetë mbështjellur (dhe errësohet). Kur të çahet qielli. Krisma e kijametit...”.

Me sure (kapitull) të tillë po lajmëron për një të ardhme dhe lumturi të vërtetë. Shndërrimet e zhvillimit që ndodhin në këtë botë, pranë lajmeve të Tija janë si një pikë uji, po t’i krahasosh me lumturinë e Përjetshme.

Nuk ka ze