Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | 11
(1-65)

Tani shiko! Pasi Ai shpalli Fenë e Tij, gjithësia u mbulua me shkëlqim dhe ndërroi trajtë. Nga gjendja e zisë që e mbështillte më parë, u përfshi nga gazmendi dhe lumturia, sepse tani po përmendej Emri i Krijuesit të qenieve, me tërë ndriçimin e Dritës së Fesë së Tij. Kjo Dritë e Shenjtë vendosi paqen midis qenieve. Më parë mbizotëronin vrasjet dhe hasmëritë, kurse tani u lënë mënjanë grindjet dhe gjakderdhjet midis të huajve dhe kudo u shpërnda fryma e miqësisë dhe vëllazërimit. Ato kufoma të heshtura, tani morën një formë, ku secila u shndërrua si një nëpunës apo shërbëtor i bindur dhe i dëgjueshëm. Jetimët e përvuajtur u kthyen në njerëz gazmendë dhe të gjithë në një kor gjigand brohorisnin dhe në çdo çast shqiptonin Emrin e Krijuesit, i Cili u dha mundësinë, që nga gjendja e punës së rëndë, të shkojnë në atë të prehjes dhe rehatisë.

Pika e pestë: Këto lëvizje dhe shndërrime, që më parë dukeshin të pakuptimta dhe të thjeshta, nën Dritën e Fesë së Tij, u transformuan nga lojëra të rastësishme dhe të rëndomta, në Mesazhe të Edukatorit, si dhe në një pasqyrë të argumenteve, për ekzistencën e Emrave të Bukur të Krijuesit. E tërë Gjithësia merr formën e një Libri të Mrekullueshëm. Sikur të mos ekzistonte kjo Dritë, njeriu i hedhur në gjendjen e një kafshe të dobët, me një mendje të pazhvilluar, që e rrënon dhe e bën fatkeq, do të shkonte edhe më tej drejt mjerimit. Ardhja e fesë e lartësoi njeriun në rangun më të lartë ndaj të gjitha krijesave dhe e shndërroi në një mbret nazik dhe të zgjuar. Ai filloi të lutet për veten, si një krijesë e dobët, nazike dhe e varfër, duke u ngritur përmbi kafshët dhe krijesat e tjera. Pra, a e kupton se po të mos ishte Drita e Fesë së Tij, gjithësia dhe njeriu do të zbriste në shkallën zero? Këtë të vërtetë të pashoqe mbi gjithësinë ka mundur ta sqarojë vetëm një person i Famshëm dhe Ai është Hz. Muhammedi (a.s.). Po të mos ishte sqaruar kjo e vërtetë edhe Gjithësia edhe njeriu do të ishin në një gendje, që më mirë të mos ekzistonin.

Pika e gjashtë: Shiko! Ai person i ndershëm, duke qenë Lajmëtari i Jetës së Kënaqësisë së Përtejshme, është edhe zbuluesi i Mëshirës së Paskajshme dhe i Bukurisë së Emrave të Edukatorit. Ai është zbuluesi dhe soditësi i thesareve hyjnore. Atë po ta shikosh nga ana e vetive, të duket si një shembull i përsosur i dashamirësisë dhe i mëshirës, që e ka shtuar respektin tek njerëzimi.

Nuk ka ze