Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | 10
(1-65)

Përpos kësaj edhe mijëra mrekulli të tjera e vërtetojnë mrekullinë e tij që me një të luajtur të gishtit e ndau Hënën në dysh. Bile akoma pa ardhur shumë shenja, është vërtetuar për ardhjen e Fisnikut Muhammed (a.s.). Në Personalitetin e Tij janë shfaqur cilësitë më të bukura të veprimeve të Tij. Në këto karakteristika hyn edhe besnikëria, pra mostradhëtimi i çështjes të cilën Ai mbronte. Me besimin e Tij të Përsosur, me bindjen e Tij Absolute, gjithmonë ka mundur ta argumentojë qëndrimin e Vet; devotshmërinë e jashtëzakonshme, adhurimin, seriozitetin dhe qëndrueshmërinë e paepur. Me këto cilësi, ashtu siç duket dielli gjatë ditës, ka mundur të tregojë se Ai është një njeri shumë i drejtë....

Pika e tretë: Nëse dëshirojmë le të kthehemi në shekullin e lumtur, në gadishullin arabik, duke e imagjinuar Atë vazhdimisht në krye të obligimeve të veta. Tani vëreje me vëmendje se Ai me veprat e bukura dhe me fytyrën fisnike, është një Person i Posaçëm. Ai mban në dorë një Libër të Mrekullueshëm. Gjuha e Tij nuk shpreh gjë tjetër veçse të drejtën për t’iu ligjëruar të gjithë bijve të Ademit, ndoshta të gjithë xhindëve, njerëzve dhe melekëve (engjëjve), mbase të gjithë të vetëdijshmëve. Ai ka marrë në dorë Kur’anin duke ligjëruar Mesazhin e Përjetshëm të All-llahut xh.sh.. Po sqaron arsyet dhe Sekretin e Çuditshëm, që është formuluar në këto tre pyetje, që janë të detyruar t’i përgjigjen të gjithë të vetëdijshmit, sepse ato pyetje kanë pushtuar mendjet e njerëzve: "Çfarë je? Nga vjen? Ku po shkon?" Pikërisht Ai u është përgjigjur dhe i ka sqaruar këto probleme me një përpikmëri të përsosur......

Pika e katërt: Shiko me vëmendje si po e shpërndan Dritën e së Vërtetës me Fenë e Tij, të cilën s’mund ta mbulosh dot. Po të mos ishte kjo Dritë, atëhere kjo gjithësi do të të duket sikur e ka mbuluar zia. Qeniet do të të dukeshin të huaja për njëra tjetrën, ndoshta gati për të shpallur armiqësinë midis tyre. Qeniet e pashpirta do të konsideroheshin si kufoma të trishtuara dhe të çuditshme, kurse ato me shpirt do të dukeshin si jetime.

Nuk ka ze