Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | 13
(1-65)

Tani shiko! Profeti ynë, shumë tradita të forta dhe të vjetëruara të popujve të mëdhenj dhe ambiciozë, me pak mundim apo në një kohë fare të shkurtër, ka mundur t’i shkulë, duke mbjellur në vend të tyre cilësitë më të bukura. Ai është përpjekur që këto tradita tua ngulë në mendje dhe në zemër, duke ua bërë të tyre dhe duke i shndërruar ata në besimtarë të devotshëm. Ja pra, këto vepra të vyera i ka bërë Ai. Tani, shekullin e lumtur dhe atë gadishullin arabik do t’i fusim në syrin e atyre që mohojnë Profetësinë e Tij. Le të ngrihen dhe le të shkojnë atje me qindra filozofë dhe le të punojnë njëqind vjet, përsëri një përqind të veprave të Profetit Fisnik, nuk do të munden t’i realizojnë (megjithëse ai nuk ka ditur as të shkruajë e as të lexojë).

Pika e nëntë: E dimë mirë se një njeri i vogël e i thjeshtë, në një bashkësi po të vogël, ku do të diskutojë dhe të mbrojë një çështje të debatueshme dhe fare të vogël, po hipi në podium të debatojë me armiqtë e tij, nuk do të mundet të mbrohet dot, pa u emocionuar. Përballë armiqve të tmerrshëm, ai nuk do të mundte të fliste gënjeshtra të turpshme, sepse do t’i lidhej fjala në grykë prej frikës.

Tani shiko! Profeti Fisnik, me një detyrë shumë herë më të madhe, me një obligim shumë herë më të madh dhe me një nder të lartë, pa ngurruar fare,përpara një bashkësie të madhe, përballë armiqve të shumtë dhe të mëdhenj, kur ka ardhur puna për të diskutuar për çështje të rëndësishme në podiumin madhështor, duke qenë nevojtari i sigurimit, me një qetësi shembullore, pa u tërhequr apo turpëruar, pa u dridhur dhe i qetë shpirtërisht, me një seriozitet të madh, ka lëshuar fjalë të mahnitshme. Këto fjalë i kanë tmerruar armiqtë, sepse kanë qenë të drejta, me një mesazh të shenjtë dhe të shprehura në formën më të lartë. Fjalët e Tij a ka mundësi të jenë tradhëti?... Asnjëherë, kurrë!

Nuk ka ze