Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | 15
(1-65)

Ai me seriozitet, jep lajmin e një jete të lumtur, ku përpara kënaqësive të përtejshme, kënaqësitë e kësaj bote janë si një rrufe kalimtare në diellin e shndritshëm.

Pika e njëmbëdhjetë: Për të ndriçuar këto të fshehta të errëta të gjithësisë dhe për të ngritur këto perde të panjohura dhe të çuditshme, duhej vetëm një Profet Fisnik dhe i Mrekullueshëm, si Muhammedi (a.s.), që zotëronte një fuqi të jashtëzakonshme. Ai na tregon se çfarë kërkon prej nesh Zoti i qiejve dhe i tokës, që rruzullin tokësor e ka mbushur me mirësi, për t’i gëzuar njerëzit këto të mira. Më parë duhet të mësojmë se me çfarë veprash ta gëzojmë Bamirësin tonë. Këto probleme po na i mëson shumë qartë duke i shoqëruar ato me argumente të sakta.

Tani për të dëgjuar këto fjalë dhe këtë Profet, është e nevojshme për të vepruar sipas urdhërave të Tij.

Çfarë ka shumicave e njerëzve që janë bërë si të shurdhër, si të verbër dhe të shushatur, saqë edhe të drejtën nuk po mundin ta dallojnë? Pse nuk po i dëgjojnë, nuk po i shohin apo nuk i kuptojnë këto punë kaq të qarta?

Pika e dymbëdhjetë: Tani Pejgamberi Fisnik (a.s.), për ekzistencën e Krijuesit të gjithësisë është një argument i vërtetë dhe një dëshmi që flet qartë për Ringjalljen dhe Lumturinë e Përjetshme. Ai është një dëshmitar i Fortë, për të vërtetuar ekzistencën e Lumturisë së Përjetshme, si dhe për të treguar mënyrën për ta arritur atë. Lutja e tij është një arsye e krijimit të xhennetit, siç është theksuar në librin “Ringjallja”. Meqë ka lidhje me këtë temë përsëri po e përsërisim se i Dërguari Fisnik (a.s.), në Namazin e Madh dhe në Adhurimin e Lartë, lutet për Lumturinë e Përjetshme. Gjithashtu jo vetëm gadishulli, por e gjithë bota, kudo që janë myslimanët, luten së bashku dhe bashkohen me lutjen dhe adhurimin e tij madhështor, sepse falja e tij është një përmbledhje e të gjitha adhurimeve të atyre që kanë pranuar fenë e tij. Hz. Muhammedi (a.s.) është përfaqësuesi i të gjithë profetëve. Në këtë namaz ai shpreh të gjitha adhurimet dhe respektin e tyre të thellë.

Nuk ka ze