Pika e trembëdhjetë: I Dërguari i Posaçëm me vete ka tërhequr të gjithë bijtë e Ademit dhe duke dalur në podium, është kthyer nga "Arshi i Madh" me duart e ngritura dhe ka bërë dua (është lutur). Profeti që është edhe lavdia e njerëzimit, po lutet me zërin e Tij që gjëmon në të gjitha kohërat dhe që e dëgjojnë të gjitha qeniet. Cila është kërkesa e Tij? Ai kërkon lumturinë e Përjetshme, Jetën e Paskajshme në parajsën e lumtur dhe të takohet me të Madhin Zot, All-llahun xh.sh.. Veç kësaj, ai kërkon të
përballohet me të gjitha bukuritë e amshueshme dhe me madhështitë e funksioneve të të gjithë Emrave të Bukur (Esma ul-Husna). Bile, Mëshira, Ndihma dhe Dituria e Kulluar e Drejtësisë Absolute, edhe po të mos kishte nevojitur krijimin e xhennetit, vetëm lutja e të Dërguarit mjafton për të krijuar parajsën, lumturinë e përjetshme, gjë shumë e rëndësishme, krijim që për All-llahun është i lehtë si krijimi i pranverës. Pra siç është pejgamberia e Tij një arsye dhe shkak për të sqaruar këtë vend të provës, po ashtu edhe lutja me Ibadetin e Tij, është një arsye e qartë, për krijimin e Jetës së Lumtur. Njerëzit e mençur të krahut të vërtetë ç’i ka shtyrë të thonë:
“Kjo gjithësi nuk kishte mundësi që të ishte më e mirë se kaq”.
Ky rregull i përsosur dhe i veçantë i natyrës është krijuar vetëm prej një Plotëmëshiruesi. Vetëm Ai mund të krijojë këto arte dhe relike me një bukuri të pashoqe. A e vëren se Edukata e Tij nuk pajtohet me të shëmtuarën, smirën, pamëshirshmërinë dhe çrregullimin? Me sytë tanë po e shohim se dëshirat dhe kërkesat më të parëndësishme Ai po i pranon. Po si ka mundësi të mos pranojë lutjen e Ringjalljes dhe Lumturisë së Përjetshme, që është gjëja më e rëndësishme? A ka mundësi që Ai këto të mos i krijojë? Jo kjo nuk do të ndodhë kurrë! Bukuria e Tij e rrallë nuk mund të shëmtohet kurrë në këtë mënyrë.