Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | 20
(1-65)

“O All-llah, mijëra herë derdhi bekimet mbi të madhin tonë Muhammed, të cilit nga Arshi i madh dhe nga Mëshiruesi Mëshirëplotë ia ke zbritur Kur’anin Fisnik. Në sasinë e të mirave të ummetit i bëjmë selam Pejgamberit, ardhjen e të cilit e kanë përgëzuar librat, Teurati, Inxhili dhe Zeburi dhe akoma pa ardhur ai kanë dhënë sihariq xhindët, eulijatë dhe dijetarët. Mijëra herë i bëjmë selam dhe e nderojmë në sasinë e numrit të frymëve të ummetit të Tij, atij i cili e ka ndarë hënën me shenjën e gishtit dhe kur ka ftuar pemët, janë përkulur në këmbët e Tij. Kur është lutur për shi, menjëherë ka rënë dhe në nxehtësinë e madhe retë kanë ecur mbi kokën e Tij. Nga ushqimi i enës së Tij të vogël janë ngopur njëmijë vetë, tre herë ka ndodhur që ka rrjedhë ujë i pastër nga gishtat e Tij. Përsëri prej kohës që ka zbritur Kur’ani deri tani, në numrin e njerëzve që e kanë kënduar Atë dhe në sasinë që ato fjalë në qiell janë shumëzuar mijëra herë i bëjmë selam dhe e nderojmë të madhin dhe ndihmësin tonë Muhammedin (a.s.), që pranë tij kanë folur zhapiku, kaprolli, kafshë të egra, deveja, gjithashtu dhe mali, guri e zalli. O All-llah mëshirona dhe falna gabimet në numrin që i sollëm përshëndetje Pejgamberit tonë Muhammedit (a.s.). O All-llah pranona lutjet tona. Amin...”

Pika e katërmbëdhjetë: Thesari i Mrekullive dhe Mrekullia më e Madhe është zbritja e Kur’anit të Famshëm, që vërteton edhe Profetësinë e Muhammedit (a.s.), në atë mënyrë sa nuk lë vend për vërejtje të tjera. Mrekullitë e tij shpesh janë kundërshtuar nga shumë njerëz të paditur.

Krijuesin tonë na e njofton Kur’ani i Famshëm, i cili vërteton se Ai vetë është përkthyesi i gjithanshëm i Librit të gjithësisë. Ai është zbuluesi i Thesareve të mbuluara dhe i Emrave të Zotit xh.sh., që janë shpërndarë në të gjithë sipërfaqen e botës dhe tek secila qenie. Ai është çelësi i zbulimit të ndodhive që kanë mbetur në hije me kalimin e kohës, si dhe është thesari, Arka e Mesazheve dhe e Dhuratave Hyjnore të All-llahut xh.sh., të cilat qëndrojnë të fshehura në botëra të panjohura, nën perden e kësaj bote.

Nuk ka ze