Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | 22
(1-65)

Kjo është bërë për arsye që askush të mos vuajë, për t’i përsëritur këto ajete të sureve më të rëndësishme, që janë edhe temat kryesore të Kur’anit. Këto tema duhet të përsëriten, për arsye se përmbajnë Njësimin e All-llahut, Ringjalljen, që nganjëherë bën fjalë për Musain (a.s.), apo edhe për nevojat e shumëllojshme materiale dhe shpirtërore të njeriut. Si shembull mund të sjellim se medoemos çdo çast, trupi i njeriut ka nevojë për ajër që të jetojë, po kështu edhe shpirti i tij vazhdimisht ka nevojë të thotë: "O Zot, Ti je Ai që na kursen çdo minutë”. Kurse disa fjalë të amshuara si: “Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim", është e nevojshme t’i thotë çdo orë. Pambarimisht shembujt vazhdojnë njëri pas tjetrit. Domethënë përsëritja e ajeteve ka lidhje me përsëritjen e nevojave, ndërsa nevoja vetë, të detyron dhe të nxit, që më me zell të kërkosh ndihmë tek All-llahu xh.sh.. Duhet ta dish se Kur’ani është Baza, Themeli dhe Kushtetuta e muslimanëve, që e përjetojnë Atë. Meqenëse Kur’ani është një Libër që iu përgjigjet të gjitha nevojave dhe kategorive të njerëzve, klasave të ndryshme dhe karaktereve të veçanta, për shekuj me radhë Ai e ka sundimin dhe do të vazhdojë deri në Kijamet. Përsëritja e vazhdueshme forcon edhe më shumë bindjen tek besimtari dhe e bën atë të qëndrueshëm.

Secili duhet ta dijë se Kur’ani nuk është një Libër i thjeshtë. Mesazhet e Tija janë aq të larta dhe të holla, saqë ato përnjëherë s’mund të kuptohen për të hyrë në zemrat e njerëzve që të bëhen të qëndrueshme. Doemos nevojitet që vazhdimisht të përsëriten, sepse tek kjo përsëritje besimtari ka çfarë të mësojë. Sa herë që t’i lexosh, aq herë të tjera mëson prej Tij, sepse çdo ajet shpreh dobi të lloj-llojshme dhe ka shumë domethënie. Pra Ai është një Libër me shumë anë, që u përgjigjet njerëzve me karakter të veçantë, që kanë jetuar në të gjithë shekujt.

Kur’ani përveç që është një Libër që me ajetet e tij shpreh shumë qëllime dhe domethënie, Ai ka edhe një Shkëlqim të Mrekullisë së Tij. Ai duke na mësuar shkencat e natyrës dhe ato materiale, pa u thelluar i shkon përciptazi, por me argumente të forta, na bind se është mrekulli dhe nuk është ashtu siç pretendojnë mosbesimtarët. Nuk është gabim përsëritja, sepse nevoja e kërkon atë.

Nuk ka ze