Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | 23
(1-65)

Ti thua pse nuk jep njohuri për shkencat e fizikës dhe filozofisë, siç kanë bërë shkencëtarët e sotëm. Disa çështje Ai shkurtimisht i ka shënuar dhe me disa të tjera ka përkëdhelur mendimet e përgjithshme, duke na i sqaruar. Ai tregimin e ka vazhduar në një formë të tillë që të mos shqetesojë shumicën e njërëzimit dhe mendimet e njerëzve të thjeshtë të mos i turbullojë dhe t’i lodhë.

Duke t’u përgjigjur ty o i panjohur që po më pyet, po i pate lexuar tregimet e mia të mëparshme, ndoshta e ke kuptuar se Kur’ani Famlartë, duke treguar për gjithësinë, bën fjalë për Krijuesin e Tij. Pra për të njohur Mjeshtrinë e Tij dhe jo siç mendojnë filozofët, të cilët e kanë humbur rrugën e vërtetë. Kur’ani ka për qëllim të njoftojë funksionet e Emrave të Bukur të All-llahut xh.sh., për çfarë i ka krijuar dhe se çfarë domethënie ka gjithësia. Këtë studim e bëjnë edhe filozofët, kur marrin njohuri për shekujt e mëparshëm, por Kur’ani në shekullin që ka zbritur, po të jepte një informatë mbi teknikën e sotme, kjo do të ishte një largim nga feja dhe kundër Mëshirës së All-llahut xh.sh.. Kur’ani për të vërtetuar ekzistencën e Krijuesit të Botës, paraqet si dëshmi gjithësinë. Me tregimet e Tij duke sqaruar pjesë nga Gjithësia. Ai i vë përpara vetes shkencëtarët, kur thotë se me të Dërguarit e Tij ka vizatuar skajet e përparimeve të llojeve të ndryshme të shkencave. “Ejani t’iu shoh nëse do t’ia arrini!” Kur’ani kur ka dhënë dituri për natyrën, ka pasur parasysh që këto të jenë të kuptueshme dhe jo enigmë për njerëzit e thjeshtë, sepse Ai është një udhërrëfyes i përgjithshëm dhe nuk përjashton askënd nga Mëshira e fesë. Kjo është edhe arsyeja që çështjet e rëndësishme t’i koncentrojë dhe t’i përmbledhë, duke u shprehur shkurt dhe prerë, pa stërhollime, që vetë mendja t’i përpunojë qartë fenomenet dhe të mos i përziejë me demagogjinë.

Për shembull duke folur për diellin thotë: "Është një llambë që sillet rreth e rrotull"; por për cilësitë e diellit nuk flet, ndoshta ngaqë ai është zemreku i rregullimit të planeteve dhe qendra e rregullsisë edhe pse vetë rregullsia është pasqyrë e Diturive të All-llahut xh.sh.. Këto janë edhe temat e Tij kryesore.

Nuk ka ze