Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | 24
(1-65)

Kur’ani i Famshëm thotë:

*Shënim: Duhet kuptuar se Kur’ani e ka sundimin deri në fundin e jetës. Ai duke thënë se “dielli sillet”, njerëzit e asaj kohe sjelljen e tij e kanë dëshmuar se andej lind e këtej perëndon, por shkenca e sotme po konstaton se dielli sillet në boshtin e tij dhe planetet i sillen rreth. Tani edhe ju e shikoni se Kur’ani, ka parapëlqyer një rrugë që nuk turbullon mendjet e njerëzve të thjeshtë dhe të astronomëve (shën. i përkth.).

*3) “Dielli sillet...”,me rrotullimin e tij të rregullt dhe të kalkuluar nga një Mjeshtër Madhështor, duke u kulluar; vera, dimri, dita dhe nata. Askush nuk mund ta tjetërsojë dhe ndryshojë atë.

Në një ajet tjetër thuhet:

4)“All-llahu diellin e bëri ndriçues”; pra duke e bërë të ditur se bota është në formën e një pallati, ku brenda saj qëndrojnë të gjitha gjërat dhe hijeshitë, si dhe ushqimet e nevojshme, që janë përgatitur për njerëzit dhe për qeniet e tjera të gjalla. Dielli në atë pallat shërben si një mjet ndriçimi. Në këtë paragraf tregohet Mëshira e Madhështisë së Tij.

Shiko çfarë thotë filozofia fjalamane: “Dielli është një trup i madh i zjarrtë dhe i lëngshëm. Ai i tërheq të gjitha planetet rreth vetes, duke i sjellur rrotull tij”. Me këtë thënie të tmerrshme shpirti i njeriut turbullohet dhe me këtë tregim, njeriu nuk e përfytyron dot veten, përveç se në një botë të tmerrshme dhe të trishtuar.

Nuk ka ze