“O All-llah, Kur’anin për ne bëje shërues në këtë jetë dhe në atë tjetrën. Shkruesin e Kur’anit dhe shokët e tij largoji nga sëmundjet dhe vështirësitë. O All-llah i Cili je më Bujari i bujarëve dhe më Mëshiruesi i mëshirëbërësve, me mëshirën, fisnikërinë, bujarinë dhe bekimet e Tua, mos na ndaj prej Kur’anit. Bëje të dashur atë për në këtë jetë dhe në jetën e varrit, në ditën e kijametit ndihmës, në urën e Siratit dritë dhe përballë xhehennemit mbulojë dhe perde, në xhennetin e lumtur shok dhe në secilën punë të mirë udhërrëfyes. O All-llah derdhi bekimet mbi atë të cilit i është zbritur Kur’ani Fisnik dhe mëshira jote qoftë mbi familjen e Tij të pastër dhe të gjithë shokëve të Tij të dashur. O All-llah, pranona lutjen tonë. Amin... Amin!”
Vërejtje: Nëse do që të gjesh një Arkë të Mrekullive, paraqitu tek "Rrezja e Katërmbëdhjetë". Ajo është pjesë e Risaleve në arabisht. Pikërisht tek "Pika e Gjashtë" e burimit të katërt, janë sqaruar dhe treguar "Pesëmbëdhjetë Mrekulli" nga të "Dyzet Mrekullitë" e Kur’anit.