Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | 29
(1-65)

Kjo ndodh për arsye se duke bërë këto punë të zakonshme, ti e ke kujtuar dhe je mbështetur tek Ai, pra tek i Dërguari (a.s.). Me këto veprime ke menduar se kjo është një sjellje e Ligjit të All-llahut xh.sh.. Kjo do të të kujtojë se po sjell ndër mend një gjë sado të vogël të Atij, që është Ligj i Tij, apo direkt vetë Zotin xh.sh., formuluesin e këtij Ligji. Në këtë çast zemra të kthehet nga Ai dhe me këtë veprim ke bërë një Ibadet, që të afron për nga prania e All-llahut xh.sh.. Sekreti i kësaj të vërtete është se kush i është mbështetur synnetit dhe ia ka bërë zakon vetes, atëhere veprimet e zakonshme i shndërron në adhurim (ibadet), kështu të gjithë jetën e vet, ky njeri e mbush me mirësi (sevape).

Pika e dytë. Imami Rabbani Ahmedi Farukiu (k.s.) ka thënë: "Unë kur vizitoja botën e shpirtërave, gjatë rrugës sime vura re se në mes të evlijave më të shndritshëm, më të madhërishëm, më të bukur dhe më të sigurtë, ishin ata që kishin bërë si qëllim të jetës së tyre përjetimin e synnetit të Pejgamberit (a.s.). Përderisa vumë re që evlijatë e shtresave të thjeshta, që ndiqnin Rrugën e Profetit (a.s.), ishin më të ndritur se sa disa të tjerë të shtresave të larta të tarikatave, duket se mënyra më e sigurtë me anë të së cilës mund t’i afrohemi Zotit xh.sh., është marrja për bazë, përjetimin e synnetit të Resulull-llahut (a.s.).

Po, përtëritësi i mijëvjeçarit të dytë (1)ka të drejtë për këtë,se e vërteta është në këtë drejtim dhe është e vërtetë se kush merr për bazë përjetimin e synnetit, ai ka hyrë nën hijen e pranisë së All-llahut xh.sh. dhe përfiton pozitën e të dashurve të vërtetë.

Nuk ka ze