Pika e tretë: Pikërisht unë Saidi i varfër, në çastin kur u shkëputa nga Saidi i Moçëm, kur ende ndodhesha në mes të një stuhie të tmerrshme shpirtërore; me kryelartësinë e nefsit që më kishte gllabëruar, nuk e kisha gjetur akoma rrugën e vërtetë, por me mendje dhe zemër, luftoja dhe e kërkoja vazhdimisht këtë rrugë. Në ata momente nganjeherë ngrihesha shumë lart dhe një herë tjetër zhytesha në humnerë, në thellësira të tmerrshme. Pikërisht kur isha në këtë përshtjellim, e pashë se çështjet e synnetit të Pejgamberit, bile me disa përpjekje të vogla, duhet t’i ndiqja, sepse ishin si busulla të drejtimit së anijes. Këtë shans, në mënyrë të njëjtë ma siguronte
1) Imami Rabbani është emëruar me këtë titull.
vetëm synneti i Resulull-llahut (a.s.), midis mijëra rrugëve, duke m’i shndritur rrugët e errëta, sikur të shtypja butonin e një llambe të madhe elektrike. Në këtë brengë shpirtërore, kur e shihja veten nën shtypjen e peshave të rënda për problemet që kisha, sapo zbatoja synnetin e Pejgamerit (a.s.), menjëherë më bëhej sikur barra ime më shkarkohej plotësisht dhe lehtësohesha. Bile në këtë mënyrë shpëtoja edhe nga dyshimet dhe veset. Pa u menduar nëse kjo apo ajo rrugë është e drejtë apo jo, është e dobishme apo jo, me shkurtpamësinë time, me dobësinë dhe shtrëngimet që kisha, midis rrugëve të panumërta, të cilave nuk u dihej përfundimi, duke u mbështetur tek synneti i Pejgamberit gjeja qetësi.
Çuditërisht shtrëngimet më largoheshin, rrugët më ndriçoheshin dhe më krijohej bindja se po lëvizja nëpër një rrugë të mbarë dhe të sigurtë. Kështu edhe një herë po e vërtetoja gjykimin e Imam Rabbaniut.
Pika e katërt: Në kohën që po mendoja vdekjen dhe po vëreja me këmbëngulje fjalën e padyshimtë që thotë: