8 )“Po nëse ata refuzojnë (atë që ua sjell) atëherë thuaj: “All-llahu më mjafton mua, s’ka të adhuruar përveç Tij, vetëm tek Ai jam mbështetur, e Ai është Zoti i Arshit të madh”.
Ky ajet m’u bë si një anije e sigurtë. Shpirti im hyri dhe u njësua me këtë ajet me një besim të plotë. Atëhere e kuptova se përveç domethënies së qartë të këtij ajeti, kuptimi i tij më dha ngushëllim dhe u qetësova shumë shpejt. Pra kuptimi i qartë i këtij ajeti, të Dërguarit Fisnik i thotë: "Nëse ato që kanë humbur rrugën të largohen dhe të kthejnë shpinën, për të detyruar ty që t’i largohesh rrugës tënde dhe të braktisësh Ligjet e All-llahut, mos u merakos, por thuaju atyre: "Unë mbështetem tek All-llahu xh.sh.. Ai më mjafton dhe në vendin tuaj, Ai më sjell të tjerë që të më dëgjojnë. Sundimi i Tij përfshin të gjithë tërësinë dhe asnjë rebel nuk mund të arratiset nga kufijt e Tij. Edhe ata që kërkojnë mbështetje nuk ngelin pa ndihmë". Kështu me kuptimin e dytë shpirtëror, Ai i thotë prijësve: "O njeri, i cili je kryetar dhe udhërrëfyes i krijesave, në qoftë se ty të braktisin të gjitha qeniet gjatë rrugës ku i udhëzon në rrugë të drejtë, në qoftë se të gjallët prej teje largohen për të vrapuar drejt vdekjes, në qoftë se njerëzit të kthejnë shpinën dhe hyjnë në varr, në qoftë se njerëzit e pakujdesshëm dhe të rrugës së gabuar nuk të dëgjojnë dhe vrapojnë drejt errësirës dhe asgjësë, mos u shqetëso, por atyreve thuaju: "All-llahu mua më mjafton! Meqënëse Ai është me mua, çdo gjë ekziston për mua dhe përmbi çdo gjë jam i bindur se ata që po ikin, nuk po shkojnë drejt asgjësë, por në një Atdhe tjetër, sepse Ai është Zot i Arshit të Madh dhe në vend të atyre që nuk më dëgjojnë, dërgon ushtarë të tjerë nga armata e Tij e Madhe. Pra duhet ta dimë se ata që hyjnë në varr nuk kanë humbur, por janë transferuar në botëra të tjera dhe vendin e tyre All-llahu xh.sh. e zëvendëson me të tjerë. Përkundër atyre që e kanë vendin në errësirë, nga armata e Vet, All-llahu xh.sh. sjell shumë të tjerë, që janë të nënshtruar dhe ndjekin Rrugën e Tij të Gjerë."