Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | Profeti Muhammed (A.S.M) Dhe Rruga e Tij | 31
(1-65)

"Vdekja është hak (e vërtetë) dhe e padyshimtë"; nga hidhërimi që po ndahesha prej të gjitha qenieve, tek të cilat pashë vulën e përkohshmërisë, m’u duk vetja si një kufomë që qëndronte në majën e tre kufomave të tjera.

E para: M’u duk vetja si një pllakë varri, sepse tërësia e të gjitha qenieve të gjalla, është si një kufomë shpirtërore, që ka lidhje me jetën time, që duket sikur ka hyrë në varrin e madh të së ardhmes.

E dyta: Duke krahasuar veten midis varreve të kësaj bote dhe varrit të madh të së kaluarës, më dukej sikur midis tyre isha si një pikë, që së shpejti do të zhdukej, apo si një milingonë që vdes shumë shpejt.

E treta: Në kohën e kijametit, ngaqë vdekja totale është e pashmangshme, ajo në syrin tim u shfaq sikur ka ekzistuar edhe në kohën e vdekjes së kufomës së madhe dhe i habitur e i trishtuar i solla sytë drejt së ardhmes. Aty padyshim vdekja ime do të ekzistojë. Besova se ajo është bërë me sekretin e këtij ajeti:

7)“Po nëse ato refuzojnë (atë që ua sjell)”.

Me vdekjen time ma kthejnë shpinën të gjitha qeniet dhe dashamirët. Duket sikur ato më braktisën vetë. Kur pashë në drejtim të së ardhmes ajo m’u duk në formën e një oqeani në të cilin medoemos do ta dërgonte shpirtin tim atje përjetësisht. Tani duke qenë në këtë gjendje të hallakatur, më erdhi një shpresë nga besimi dhe

Kur’ani, që m’u shfaq nga kuptimi i këtij ajeti të famshëm që thotë:

Nuk ka ze