6)Po nëse ata refuzojnë (atë që ua sjell), atëhere thuaj:“All-llahu është për mua i mjaftueshëm, s’ka të adhuruar përveç Tij, vetëm tek Ai jam mbështetur dhe Ai është Zot i Arshit të madh”. Thuaj: “Nëse e doni All-llahun, atëhere ejani pas meje, që All-llahu t’iu dojë”.
Prej shkëlqimeve të shumta të këtyre dy Ajeteve të Mëdha, shkurtimisht do të shqyrtojmë vetëm të njëmbëdhjetin, në disa pika.
Pika e parë: Pejgamberi ynë, i Dërguari Fisnik, ka thënë:
"Në kohën kur njerëzit e lënë rrugën time (synnetin), kush e vazhdon atë, ka fituar sevapë sa njëqind shehidë (ata të cilët japin jetën në rrugën e All-llahut xh.sh.)".
Shiko se sa e rëndësishme është të mbështetesh në "synnetin e Resulull-llahut" (në rrugën e të Dërguarit tonë). Veçanërisht kjo bëhet edhe më e rëndësishme kur shumica e njerëzve e braktisin rrugën e All-llahut xh.sh. dhe kur mizoria rritet. Në këtë moment të përjetosh një cilësi sado të vogël të Pejgamberit, është një devotshmëri e madhe, e cila tregon një besim të fortë.
Ky veprim të sjell ndër mend Profetin (a.s.), në kohën kur drejtëpërsëdrejti merr si bazë përjetimin e vet, synnetin e (rrugën e tij) dhe domosdoshmërisht, të kujton dhe të kthen tek prania e All-llahut xh.sh..
Kur të thuash dhe të bësh siç ka thënë Pejgamberi, atëhere ato punë të vogla dhe të thjeshta, që në dukje janë punë të zakonshme si ngrënia, pirja, shtrirja; do të kthehen në punë të mira, që përfitojnë sevape.