Meqë e vërteta është vetëm kjo: Përkundër dashamirësisë së të gjitha qenieve Ai më mjafton. Nga njëra anë le të qëndrojnë të gjitha miqësitë e qenieve, kurse në anën tjetër vetëm një Shkëlqim i Mëshirës së Tij i përshkon tej e tej!....
Pasi shpjeguam kuptimin e këtyre shënimeve, tani e sheh qartë se si u tjetërsua gjendja e atyre tre kufomave të tmerrshme.
Domethënë: Të gjitha qeniet, duhet t’i kuptosh dhe pranosh, se ato janë nën sundimin e një Dijetari të Kulluar, të Mëshiruesit dhe të Sundimtarit Absolut, prandaj nuk duhet të çuditesh kur udhëtojnë apo lëvizin dhe të detyruara shkojnë e vijnë; disa duke u çliruar nga detyrimet dhe të tjerat veshin këmishën e obligimeve. Kurse në këtë gjithësi, gjithçka duket sikurse shkon e vjen sa andej këndej.
Pika e pestë: Ajeti thotë:
9)“Thuaj,nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’iu dojë”.
Ajeti i All-llahut xh.sh. tregon se mbështetja tek synneti i Resulull-llahut (a.s.), sa është e rëndësishme, po aq është edhe e nevojshme, sepse ai sqaron çdo fenomen me një saktësi të plotë.
Pra në veçanti ky ajet i famshëm, në vetvete është një analogji e fortë, krahasim i logjikës. E tillë si në analogjinë e logjikës kur thuhet: “Nëse ka dalur dielli, atëhere dihet plotësisht se do të ketë ditë”. Për përfundimin pozitiv thuhet dielli ka dalur, duke e nënkuptuar se rrjedhimi i kësaj të vërtete është dita. Për të pranuar të kundërtën, d.m.th. gjendjen negative, thuhet se nata nuk ka përfunduar, kur dihet që dielli nuk ka dalur. Këto dy përfundime janë dhënë edhe me logjikën e shkencave konkrete.