Pika e gjashtë: Pejgamberi ynë (a.s.) ka thënë:
“Çdo rrugë që nuk i mbështetet Kur’anit, ajo shkon drejt devijimit dhe çdo devijim në zjarrë”.
Kurse ajeti thotë:
10)“Sot përsosa për ju fenë tuaj”.
Ligji i All-llahut, sheriati, ka gjetur përsosmërinë. Në këtë mënyrë me shpikje të reja të mos e pëlqesh atë dhe të thuash se kjo nuk është e mjaftueshme, duke u munduar të gjesh rrugë të tjera, kjo do të thotë se e ke hedhur veten në errësirë apo në zjarr.
"Sunneti senijje". Rruga e Pejgamberit ndahet në disa shkallë; njëra prej tyre quhet "vaxhib". Për të është folur gjerësisht në “Librat e Fesë”, sepse këto janë çështjet themelore të fesë dhe nuk tjetërsohen kurrë.
Pjesa tjetër është "neuafil", adhurim dhe devotshmëri përveç atyre që ka urdhëruar Zoti xh.sh.. Vetë kjo pjesë ndahet në dy nënpjesë:
E para lidhet me adhurimin, të njëjtë me ibadetin e synneteve të Pejgamberit (a.s.). Kjo është treguar edhe në librat e drejtësisë së fesë Islame. T’i shndërrosh ato është bid’at (ligj që s’pajtohet me fenë).
E dyta është "adab" (sjellje morale). Edhe për këtë është folur shumë në librat që flasin për biografinë e Pejgamberit (a.s.). T’iu dalësh kundra këtyre, është bid’at. Ndaj qëndrimit të Pejgamberit tonë (a.s.) ky është një kundërshtim, që do të thotë se: "Unë e refuzoj dhe nuk dua të kem dobi prej asaj drite dhe prej këtij morali të vërtetë". Kjo është sqaruar në kushtet e trajtimit të Pejgamberit (a.s.) dhe duhet t’u mbështetesh principeve të Tija në lëvizje, si p.sh.: si ka ngrënë, si ka pirë, si ka folur, si ka fjetur etj.. Të gjitha këto quhen adabe, morali i Resulull-llahut (a.s.).